Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.
Sipas informacioneve, zjarri ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave të emergjencës.
Ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e vatrës kryesore të zjarrit, por terreni dhe përhapja e flakëve kanë bërë që operacioni të jetë kompleks dhe i zgjatur në kohë.














