Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, pas një konflikti të ndodhur “Bathore”.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se për motive të dobëta ka përplasur me automjetin e tij tip “Range Rover” me makinën e një 33-vjeçari.
Pas kësaj, ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur dhe më pas, në bashkëpunim me persona të tjerë, e ka goditur me grushte.
Automjeti i 22-vjeçarit u sekuestrua si provë materiale, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës së përdorur dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.














