• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursi i Euros bie përsëri, prek minimum të ri historik

13:25 : 14/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.73 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Euro është zhvlerësuar me 1.1% që nga fillimi i këtij viti dhe me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo periudhë është karakterizuar nga një ofertë e lartë e Euros dhe shtim të subjekteve që shesin monedhën europiane për ta konvertuar atë në Lekë. Ndërkohë, kërkesa për Euro paraqitet sporadike dhe e përqendruar kryesisht në mbyllje të muajve kalendarikë.

Me hyrjen e tremujorit të dytë, agjentët mendojnë se është e pritshme një rritje e mëtejshme e ofertës valutore, e shkaktuar kryesisht nga shtimi i turizmit. Të dhënat e deritanishme për hyrjet e shtetasve të huaj tregojnë një ecuri në stanjacion për periudhën janar-shkurt, por, pavarësisht kësaj, edhe në tremujorin e parë presionet zhvlerësuese kanë vijuar.

Sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vazhduar ndërhyrjet në tregun valutor, që e kanë ngadalësuar rënien e kursi të Euros, por pa e ndalur dot plotësisht.

Lexo edhe:

Tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Depozitat në lekë dhe valutë shënuan tkurrje në Shkurt

Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

Kjo jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Rreziqet inflacioniste, për momentin, nuk po japin ndonjë efekt në kursin e këmbimit.

Ndërkohë, duket se politika fiskale e qeverisë vazhdon të ushtrojë një ndikim shtesë në favor të forcimit të Lekut. Për dy muajt e parë të vitit, suficiti buxhetor arriti një vlerë rekord prej 130 miliardë lekësh, në rritje me 11.5% krahasuar me një vit më parë. /Monitor

Etiketa: kursi i euroslekëminimum historik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

14:23 : 01/04/2026
AKTUALITET

Depozitat në lekë dhe valutë shënuan tkurrje në Shkurt

21:12 : 30/03/2026
AKTUALITET

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë rekordin e 1.1 miliardë eurove në 2025-n

14:42 : 25/03/2026
AKTUALITET

Kursi i Euro-Lek zbret në minimum të ri historik

14:39 : 03/03/2026
AKTUALITET

Euro nuk del nga ‘gremina’, arrin minimum të ri historik

14:13 : 19/02/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:01 : 14/02/2026
Para

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom