• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja ‘Hajrulla’/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”!

14:09 : 13/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për grupin kriminal të Inez Hajrullës, i cili u godit në muajin mars.

Përgjimet në aplikacionin e koduar SKY ECC tregojnë se Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë, Ervis Matodashaj, merrnin vazhdimisht informacione mbi lëvizjet e grupit rival të Fatmir Hysenit, të njohur si “Doqe”.

Mesazhet e shkëmbyera mes tyre përfshinin vendndodhjet e kundërshtarëve, personat e angazhuar dhe mjetet që përdornin. Në pamundësi për të arritur tek Fatmir Hyseni, i cili konsiderohet si “hije për drejtësinë”, ata vendosën të godisnin përpara se të sulmoheshin vetë. Shënjestra u bë Gentian Qarri.

Në shkurt të vitit 2021, pasi identifikuan disa nga anëtarët e grupit rival, Hajrulla dhe Matodashaj u interesuan të gjenin bazën e tyre. Në bisedat e përgjuara, Hajrulla shprehet se “T’ju çojnë shtetin”, duke nënkuptuar informimin e autoriteteve policore për aktivitetin e kundërshtarëve.

Dosja hetimore tregon gjithashtu se grupi përdorte pajisje GPS të vendosura në makina për të ndjekur lëvizjet e rivalëve dhe për të organizuar ekzekutime. Informacionet që merrte Hajrulla nuk ishin të rastësishme; dyshohet se ai kishte një kontakt të brendshëm që e informonte për çdo detaj, madje edhe për planin e eliminimit të tij dhe Matodashajt.

Lexo edhe:

SPAK e kërkon për vrasje, publikohet fotoja e “Çoke qorrit”, krahut të djathtë të Inez Hajrullës!

Kodet e krimit të Vlorës, atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Sipas SPAK, dyshja komunikonte me grupin që kreu vrasjen e Gentian Qarrit me porosi të tyre, përmes radios. Faktet u evidentuan pas ekzekutimit, ku bisedat në SKY ECC zbuluan interesimin e tyre për çdo hollësi të operacionit kriminal.

Biseda e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrujllës:

ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca

INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulance.

Kjo nënkupton se Qarri po transportohej me ambulancë dhe Hajrulla, shpreh bindjen se nuk do iu mbijetojë plagëve.

Gjithçka shkoi sipas planit, deri në arratisjen e autorëve apo zhdukjen e mjetit.

Në biseda zbulohet si diçka iu shkon në favor, policia nga informacionet në rrugët operative duket se gabim për llojin e automjetit të autorëve, që kthehet në bisedë diskutimi mes Matodashajt e Hajrullës.

ERVIS MATODASHAJ: Po këta po kërkojnë ‘Golf’

INEZ HAJRULLA: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano jan ata!

ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?

INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’ . Njërzit që kanë dhënë informacion

ERVIS MATODASHAJ: Ok, super…

18 gëzhoja u gjetën në vendin ku u vra Gentian Qarri. Makina që përdorën autorët dhe që e dogjën ishte një “Toyota Auris” e vjedhur në Greqi.

SPAK identifikoi vetëm Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën si porositës, financues dhe koordinues të veprimeve më datë 06.02.2021, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Gentjan Qarri. Ekzekutorët ende nuk dihet se kush janë.

Hetimet për këtë grup kriminal i dhanë përgjigje edhe disa pretendimeve në media, se si drejtuesi policor Rezart Kuçi, shfaqte jetën luksoze në rrjetet sociale. Faktet flasin se ishte vënë në shërbim të grupit të Vlorës, ku jepte informacione që u nevojiteshin.

Në një episod, ai shfaqet duke biseduar me Flodian Plakun, 5 vite para se të arrestohej në gusht të 2025, në Orikum, si pjesëmarrës në ekzekutimin e Gentian Bejtjas në Fush-Krujë.

Plaku kërkon informacione nga Kuçi për prezencë policie në banesën e tij në Vlorë, dhe pasi interesohet, kuptohet që është për një çështje të autoriteteve italiane, që i kishin dhënë lirinë po atë ditë, por që shihet shqetësimi i palëve mos është zbuluar diçka tjetër.

Kuçi i thotë se është bërë me zell nga prokurori shqiptar, teksa e këshillon të qëndrojë disa ditë brenda banesës. Plaku nuk kursen batutat.

FLODJAN PLAKU: Vlla, tani me thanë që mi ka lënë prokurori sepse e ka marrë vesh që më kanë liruar dhe i ka lënë me shërbim ruajtje në arrest 24 orë derisa t’vij konfirmimi po besoj nesër maksimumi pasnesër vin dhe më lën t’lir

REZART KUÇI: S’besoj të ketë noi gjë për tu shqetësuar. Po pse i ke q*re gruan ti atij? Që e paska marrë kaq me vrullë ai. Ok shumë mirë

FLODJAN PLAKU: Po i ka ardh inat pse s’më çoj në Itali e më liroi Italia më para hahaha

REZART KUÇI: Mirë mos luj se si dihet. Se mos sjell noi shërbim tjetër përveç atyre që shef ti. Mbështillu në shpi sa të vijnë letrat

FLODJAN PLAKU: Po po vlla kudo vete se mezi i mbylla në Itali, më mirë duroj ca ditë brenda t’njoh dhe t’shpis se I kemi harruar fytyrën haha

REZART KUÇI: Hahhaahhahahahhaha

Për këtë rast, punonjësi i policisë i ngarkuar me detyrimin ligjor për ruajtje të sekretit hetimor, zbatimin e ligjit, në kundërshtim të hapur me ligjin, ka nxjerr informacion konfidencial operacional, duke rrezikuar dështimin e operacionit, si dhe ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit, rendin juridik dhe besimin e publikut tek organet e rendit.

Në një episod tjetër, Rezart Kuçi, rezulton se ka shkuar me shërbim për kërkimin e një personi dhe në banesën ku ka shkuar ka gjetur një aparat celular.

Gjatë këqyrjes së aparatit celular është evidentuar nga ana e tij një mjet gomone. Ai ia çon foton e Gomones Ervis Matodashajt dhe ky i fundit i thotë se është e një shokut të tij. Pasi mëson këtë, oficeri e fshin foton nga celulari I sekuestruar, duke dëmtuar provat materiale.

Tjetër episod, ku Rezart Kuçi, kontaktohet nga një përdorues i paidentifikuar nga SPAK në SKY ECC. I kërkohet informacion mbi vendndodhjen e një shtetasi me emrin Bujar A.

Sipas kërkuesit, ka një detyrim 40 mijë eurosh për çështje droge dhe se jeton në Ankona.

Pas disa orësh, Rezart Kuçi i dërgon të dhënat që iu kërkua nga bashkëbiseduesi shoqëruar me fotografi personale.

Për detaje shtesë rreth vendndodhjes dhe profilit të personave që kërkon, oficeri i policisë lë takim në Tiranë, por pala tjetër nuk shkon, por i dërgon mikun e tij të interesuar. Kuçi flet me të edhe se sa para ti kërkojë.

REZART KUÇI: Ça thua s’je këtu ti?

?C70?O: Ika mjes jam n’Tiran vlla janë te ‘Davinci’ ata çunat për 5 min aty po ulen. Ika se kisha takim mu desh patjetër të vija janë 600 mij euro borxh këtej nuk po më hyjnë në sy ato me 40 aty 20 hahaha…takoj ti po s’ke punë vlla ke Iliri i gjen

REZART KUÇI: O vlla duhet të ishe këtu sot. Ose e linim për ditë tjetër.

PC70TO: O vlla po kisha takim në Tiranë sot për punë Turqis po tako atë qerosin vlla atë shokun tim e njëjta është pa merak fol me të vlla. I thash e kam shok për ty por pa lekë nuk bëhen punët e di vetë ai vlla më tha ndaj fol pa merak me të. O vlla, më  thuj sa lek ti them, që mos të jesh siklet ti fare...

Etiketa: Dosja ‘Hajrulla’Ervis MatodashajInez HajrullaIni i Çones

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK e kërkon për vrasje, publikohet fotoja e “Çoke qorrit”, krahut të djathtë të Inez Hajrullës!

18:00 : 01/04/2026
AKTUALITET

Kodet e krimit të Vlorës, atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

20:59 : 15/03/2026
AKTUALITET

“Shtëpi të blinduara dhe kamera kudo”/ Lala jep detaje nga goditja e grupit të Inez Hajrullës

22:54 : 12/03/2026
AKTUALITET

Porositës droge dhe informatorë, zbardhet roli i dy policëve në grupin kriminal të Hajrullës

20:22 : 10/03/2026
AKTUALITET

Si u zbuluan vrasjet e Inez Hajrullës përmes Sky Ecc, zbardhet dosja e SPAK

19:54 : 10/03/2026
AKTUALITET

Goditja e grupit kriminal të Inez Hajrullës, si kalonin paratë përmes sistemit “Hawala”

18:36 : 08/03/2026
Para

Ç'po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom