Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimin tavan për tregtimin e hidrokarbureve në vend.
Sipas njoftimit çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 nuk do të jetë më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.
Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Këto çmimet të caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në njoftimin zyrtar, nënvizohet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, ka detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Dhe se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.












