Kompania, ONE Albania ka njoftuar zyrtarisht përdoruesit e saj se duke filluar nga data 1 maj 2026, do të aplikojë një rritje të tarifave për shërbimet celulare.
Në një mesazh të ndarë për të gjithë abonentët, ONE argumenton se rritja do të jetë deri në 2.2% mbi tarifën standarde të planit aktual tarifor, ndërsa shton se shkak për këtë ndryshim është bërë inflacioni.
“I nderuar Pajtimtar! ONE Albania ju njofton se me efekt nga data 1 Maj 2026, do te pershtase tarifat per sherbimet celulare bazuar ne ndryshimin mesatar vjetor te indeksit te cmimeve te konsumit (ICK) te publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ne nivelin jo me shume se 2.2% mbi tarifen standarde te planit Tuaj tarifor. Kjo pershtatje kryhet ne perputhje me kushtet e kontrates se pajtimit. Ju mund te gjeni ne kete link https://rb.gy/uh8ixt tarifen e perditesuar te planit tuaj tarifor. Per me shume info, ju lutem kontaktoni 123. Faleminderit”- thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ky mesazh ka shkaktuar reagime te përdoruesit, të cilët e shohin çdo rritje çmimi si barrë shtesë në një periudhë ku kostot e jetesës janë rritur. Për shumë abonentë, edhe një rritje e vogël përkthehet në shpenzime më të larta mujore.
Sakaq, kjo nuk është hera e parë që kompania ONE abuzon me situatën duke njoftuar rritje të paketave celulare.















