• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Krimet e kryera nga Serbia kanë dëshmi dhe dëshmitarë, duhet të shndërrohen në aktakuza

21:00 : 28/03/2026
në RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 27 vjetorin e masakrës së Podujevës ku mbetën të vrarë 21 persona.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se mbi familjet amiljet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë

Tutje, ai tha se krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë.

“Krahas dhimbjes, sot nderojmë forcën e tyre. Kujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, dhe se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është ajo. Përkulemi para sakrificës së popullit tonë dhe ngrihemi me zotimin për të mos harruar kurrë. Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë. Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara.

Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

Në këto ditë të kujtesës, mes dhimbjes dhe krenarisë, përkujtojmë 21 të vrarët në masakrën në Podujevë.

Më 28 mars 1999, mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

Njësiti famëkeq “Shkorpionët”, që kishte kryer masakra në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe në Srebrenicë, erdhi në Kosovë për të përsëritur të njëjtën mizori.

Pasi vranë dy burra të moshuar, i rreshtuan përballë një muri gratë dhe fëmijët. Me dy breshëri plumbash, pushkatuan shtatë gra dhe shtatë fëmijë, përfshirë një foshnjë 18 muajshe.

Nga ky krim, mbijetuan pesë dëshmitarë të jetës. Dëshmi e gjallë e krimit të Serbisë dhe e forcës njerëzore përballë barbarisë. Fëmijët që u qëlluan me 32 plumba, Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci, në trup mbajnë historinë e popullit që nuk u dorëzua. Një histori e shkruar me gjak, me guxim dhe me shpresë.

Krahas dhimbjes, sot nderojmë forcën e tyre. Kujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, dhe se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është ajo. Përkulemi para sakrificës së popullit tonë dhe ngrihemi me zotimin për të mos harruar kurrë.

Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë. Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada.

Themelimi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt dokumentimit të së vërtetës historike. Por kjo duhet të pasohet me veprime konkrete nga sistemi i drejtësisë.

U bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Prokurorisë së Shtetit, që të veprojë me vendosmëri më të madhe.

Me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ia kemi mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. Vrasësit, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.

Në katër vitet e fundit, numri i hetimeve dhe aktakuzave për krimet e luftës në Kosovë është rritur, por duhet bërë shumë më tepër për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Nuk mund të ketë paqe të plotë pa drejtësi.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri. E përhershme është përgjegjësia jonë për historinë dhe drejtësinë për të vrarët, dhe për zhvillimin e Republikës sonë!

Etiketa: albin kurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Kemi dallime për raportin me Beogradin”/ Kurti: Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive

13:11 : 01/06/2026
RAJONI

Kosovë/ Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e krizës qeveritare

12:10 : 31/05/2026
RAJONI

Kurti uron Kurban Bajramin: Festa simbol i sakrificës, solidaritetit dhe bujarisë

12:02 : 27/05/2026
RAJONI

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Kurti nis fushatën elektorale, prezaton programin qeverisës

15:08 : 25/05/2026
Para

Kundër luftës në Iran, protesta anti-Trump në disa qytete të SHBA-së

TË GJITHA

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom