Komisioni i Disiplinës ka marrë sot një vendim të paprecedent ndaj klubit të Egnatias dhe stafit të tij për protestën që bëri në ndeshjen e fundit, atë ndaj Vllaznisë, duke tërhequr ekipin nga fusha.
Trajneri Edlir Tetova është ndëshkuar me 6 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Bashkë me të e ka pësuar thuajse edhe i gjithë stafi teknik i skuadrës rrogozhinase, ashtu si dhe Albano Aleksi.
Kapiteni i skuadrës është pezulluar me 5 ndeshje.
Ndërkohë klubi rrogozhinas është gjobitur edhe me 500 mijë lekë të reja.
Njoftimi:
1. KF Egnatia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/1, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
KF Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
2.. Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
3. Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
4.. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
5. Zyrtari i KF Egnatia, Julian Brahja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
6. Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
7. Zyrtari i KF Egnatia, Emiliano Bishdili, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
8. Zyrtari i KF Egnatia, Ilir Kapllani, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
9. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
10. Zyrtari i KF Egnatia, Aldo Sula, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.














