Tirana po përballet me një rast të pazakontë.
Kleandro Lleshi ka dërguar në gjyq bardheblutë, për pesë rroga të prapambetura.
Kjo çështje është aktualisht te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së, pasi përfaqësuesi i Lleshit lajmëroi fillimisht klubin.
Në rast se Tirana shlyen detyrimet, atëherë Lleshi mund të vazhdojë me Tiranën. Ndryshe do të vijë prishja e kontratës, për shkak të detyrimeve të prapambetura.
26-vjeçari luajti ndaj Bylisit, pikërisht në fundin e takimit. Aktualisht bardheblutë mbajnë vendin e fundit, por vetëm 3 pikë larg vendit të shtatë.














