• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pr.ligji për shembjen e Teatrit/ Ish-Presidenti: E kanë kot të mendojnë se do mund t’i ikin përgjegjësisë ligjore

12:25 : 13/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar per projekt ligjin e qeverise qe parashikon shembjen e Teatrit Kombetar dhe thote se “e kanë kot tek mendojnë se duke e çertifikuar një grabitje të tillë masive të pronës së shqiptarëve me ligj dhe kartona parlamentarësh, do të mund ti ikin përgjegjësisë ligjore. Jo, nuk i ikin dot”.

REAGIMI I PLOTE I BUJAR NISHANIT:

Të dashur miq, një akt tjetër anormal për botën e qytetëruar por krejt i zakonshëm për modelin e qeverisjes aktuale në Shqipëri ju ofrohet sot shqiptarëve. Qeveria socialiste ka pregatitur një ligj që shpërfill Kushtetutën e vendit, shkel kodet civile dhe penale të shtetit dhe injoron nja 5 apo 6 ligje të tjera të miratuara nga Parlamenti.
Mazhoranca ka pregatitur ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe truallin e tij bashkë me troje të tjera publike në atë zonë ja jep një bisnesmeni të ndërtoj kulla, e ai, ti shes ato për qejf të vet !
Një ligj të posaçëm, për një bisnesmen të posaçëm, për fitime private duke grabitur pronën publike !!!
Eshtë folur e do flitet gjatë në vijim për të paimagjinueshmen që në fakt po ndodh, ndër sy e fytyrë të të gjithëve me këtë ligj “të jashtëzakonshëm”.
Flitet për shkelje të Kushtetutës e ligjeve, për përdhosje të parlamentarizmit, për grabitje të pronës publike, për shkatërrim të trashëgimisë kulturore, për shpërfillje të komunitetit të artistëve, etj, etj.
Por ajo që godet më shumë në këtë rast, të paimagjinueshëm që mund të ndodhte, por të trishtueshëm në triumfalizmin e vet barbar (në kuptimin e shtetit ligjor), nuk është as Kushtetuta e ligjet, as parlamentarizmi e kultura, as artistët dhe korrupsioni, Jo !
Shuplaka më përvëluese që jepet nga kjo qeverisje me këtë rast është përbuzja e popullit dhe një shoqërie të tërë.
Përbuzja e një populli, sepse i hidhet mbi fytyrë si një paçavure, Kushtetuta dhe Ligji !
Përbuzje e një shoqërie sepse pushteti tallet publikisht me garancitë e rregullave që mbajnë në këmbë vetë këtë shoqëri.
Përbuzje e shtetit vetë, sepse midea e një idividi që ka ndër komandë shkopin, skrapin dhe prangat e policisë mund ta vendosë në sahanin e lukunisë së vet çdo llokëm që i teket nga toka, deti dhe ajri i këtij vendi.
Kjo e paimagjinueshme tashmë po ndodh realisht ndaj ka dhe reagime.
Më të parët aktorët e Teatrit Kombëtar që prej kohësh në shumicë brenda komunitetit të tyre po qëndrojnë dhe protestojnë.
Respekt dhe mbështetje duhet dhënë ndaj tyre !
Ashtu siç ndihesh edhe keq kur ndonjë deklaratë limonatë brenda asaj proteste më shpejt e më parë nxiton të thotë “se ajo protestë nuk është politike” se sa të dënoj fort aktin politik më të papërgjegjshëm të një qeverie që përbuz publikisht e brutalisht popullin e vet.
Të thuash që nuk është politike kjo situatë është veçse një kufizim intelektual.
Kushtetuta është politik. Ligjet janë politik. Funksionimi i shtetit ligjor është politik. Arti dhe kultura janë politik. Shteti dhe sistemi janë politik.
Nuk janë vetëm partitë “politike”.
Natyrisht që edhe në këtë rast partitë politike që e ndjejnë se përdhoset ligji dhe shteti, populli dhe sistemi janë në të drejtën e tyre të reagojnë.
Protesta e artistëve pa dyshim që nuk është në shërbim të ndonjë partie politike, por është plotësisht kundër një vendimi politik të një qeverie.
Në fund të fundit asgjë nuk do mund të zgjidhet jashtë sistemit politik.
Kaosi dhe anarkia do grabisin, dhunojnë e përbuzim më shumë.
Por natyrisht që populli ka detyrën që ta pastrojë dhe përmirësoj sistemin politik.
Këta që arrijnë deri në këto çmendurira ligjore si ky ligji për prishjen e Teatrit dhe zaptimin e pronës publike për bisnes privat duket që e kanë harruar sistemin politik që gjithsesi nuk e zhbëjnë dot plotësisht.
E kanë kot tek mendojnë se duke e çertifikuar një grabitje të tillë masive të pronës së shqiptarëve me ligj dhe kartona parlamentarësh, do të mund ti ikin përgjegjësisë ligjore.
Jo, nuk i ikin dot.
E rëndësishme është që shqiptarët të vendosin që këta grabitës të përgjigjen.
Natyrisht, parlamentarët që do të votojnë atë ligj nuk do mbajnë përgjegjësi ligjore.
Imuniteti i tyre kushtetues i shpëton nga ajo.
Ata do kujtohen dhe përmenden gjithnjë si deputeti/tja që prodhoj një “ligj special”, antikushtetues që grabiti pronën e shqiptarëve për sahanin e pushtetarëve.
Kryeministri, Ministri i Kulturës dhe Kryebashkiaku i Tiranës mund ti gëzohen përkohësisht asgjesimit të sistemit të kontrollit gjyqësor duke e zhbërë Gjykatën Kushtetuese ku ankimi do rrëzonte këtë çmenduri ligjore, por përballjes së tyre me ligjin nuk i shpëtojnë dot.
Ai ligj nuk mund të zbatohet dot përsa kohë janë në fuqi Kushtetuta dhe kodet civile e ai i procedurës civile, kodi penal e ai për pushtetin lokal.
Në hierarkinë e doktrinës së jurisprudencës të gjitha këto qëndrojnë më lartë se “ligji i jashtëzakonshëm” i kësaj qeverisje.
Kushtetuta dhe kodet kanë detyrimin të zbatohen më përpara se çdo ligj i një shumice të thjeshtë.
Çdo akt i nënshkruar nga Kryeministri, Ministri i Kulturës dhe Kryebashkiaku i Tiranës për këtë pronë publike edhe pas miratimit të këtij ligji i ngarkon ata me përgjegjësi penale.
Ata kanë detyrimin ta zbatojnë më së pari Kushtetutën dhe Kodet e shtetit se sa këtë ligj. Ai vjen pas tyre !
Këtë duhet ta regjistrojnë në memorje shqiptarët dhe ta kthejnë si ndëshkim ndaj përbuzjes arrogante që po ju bëhet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
Para

Video: Ekzekutohet në mes të njerëzve politikani

TË GJITHA

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com