• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi i parkut fantazëm “Durana”/ Tender për laptopë dhe pajisje IT në tokën djerrë

19:13 : 15/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një tjetër paradoks shënohet nga parku fiktiv “Durana”, i ngritur në zonën e Xhafzotajt në Shijak, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës, ku dhjetëra kompani të teknologjisë së informacionit janë regjistruar dhe përfitojnë nga lehtësirat fiskale.

Skema është e njëjta me vendet offshore, ku deri dje kompanitë shqiptare regjistroheshin në ishujt e Paqësorit, ndërsa sot regjistrohen fiktivisht në atë park, i cili nuk ka asnjë godinë të ndërtuar.

Gjithçka funksionon “online”, megjithëse këto kompani kanë të shënuar si adresë në QKB rrugën “Ahmet Zogu”, Njësia Administrative Xhafzotaj, Bashkia Shijak, Durrës, Albania. Ndërkohë, si këmbim, këto kompani nuk paguajnë taksa, lehtësira me tatimet e punonjësve, falje nga disa detyrime, etj, etj.

Por, çfarë “pune” bëjnë zyrtarët e këtij parku dhe ku operojnë, pasi në Xhafzotaj s’kanë vendosur asnjë tullë? Një paradoks tepër i madh, pasi struktura shtetërore e këtij parku është tepër e madhe, me 2 administratorë, drejtora, përgjegjësia e specialistë. Me makina, karburant, dieta e gjithçka tjetër. Jo vetëm kaq, pasi zyrtarët e DURANA-s bëjnë edhe tendera, ku kësaj herë kanë kërkuar laptopë dhe pajisje IT?

Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur për blerje kompjuterash dhe pajisje IT nga Durana Tech Park

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, drejtuesit e DURANA-s kanë hapur ditët e fundit një tender për të blerë pajisje IT-je. Vlera e tenderit është rreth 10 mijë euro, ndërkohë që kërkohen 2 copë laptop për punonjës. Gjithashtu, kërkohet 1 copë laptop për administratorin.

Lexo edhe:

“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (EMRAT)

Një paradoks tepër i madh, pasi duke qenë se i gjithë vendi në Xhafzotaj është i shkretë, me ferra e shkurre, këta administratorë do të marrin laptopët dhe do të punojnë në mes të arave në Shijak, me pamje nga të mbjellat e banorëve të zonës, ku nuk mungojnë as delet, dhitë e lopët në atë vend. Me këto pajisje portative, këta zyrtarë do të marrin vendime që vlejnë miliona euro.

Ndërkohë, dokumenti i Duranës vijon se kërkojnë edhe të blejnë 1 laptop design pro për marketingun dhe IT. Normalisht, puna në terren do të dojë marketing dhe propagandë dhe kjo s’ka si t’i mungojë këtij parku, i cili është totalisht fiktiv. Më pas, i njëjti institucion kërkon 2 kompjutera PC, set të plotë, 4 copë ekrane 24 INCH apo edhe 4 copë kamera, Webcam. Lista vijon me 10 copë kufje, 5 tastiera, 5 lidhës HDMI për laptop me ekran apo edhe 5 mouse. Gjithashtu, kërkohet edhe 1 copë tablet shënimesh.

Faksimile: Dokumenti i DURANA-s për hapjen e adresës së parkut në Xhafzotaj

Por, ku operon ky park që kërkon gjithë këto pajisje portative?! Vox News ka mësuar se, në datën 26 qershor 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare, e drejtuar nga Elira Kokona, firmosi “miratimin e ndryshimit të selisë së shoqërisë ‘Durana Park SHA në rrugën Ahmet Zogu, numri i pasurisë 336, Njësia Administrative Xhafzotaj, Shijak.

Pas këtij vendimi dhe hapjes së thirrjes për regjistrimin e kompanive, pati një bum regjistrimesh në atë adresë, teksa pronarët ishin të njëjtët me ata që zhvatën AKSHI-n për vite e vite me radhë, teksa disa prej pronarëve të firmës janë të arrestuar, hetuar apo edhe në gjykim nga SPAK-u për abuzime.

Por, a ka godinë në atë zonë? Vox News ka udhëtuar në Xhafzotaj të Shijakut, duke bërë një vëzhgim në zonën që Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur kompaninë e saj, SH.A, e cila ka në “gjirin” e saj dhjetëra firma. Në letra, të gjitha shkruajnë adresën e sipërcituar, ndërkohë që në terren është krejt tjetër.

E gjithë sipërfaqja ka qenë dikur ushtarake dhe ishin vendosur radarë dhe antena të ndërlidhjes. Aktualisht, i gjithë ai repart është braktisur dhe disa vite më parë, sipërfaqja kaloi nga Ministria e Mbrojtjes te Korporata e Investimeve Shqiptare. Në zonë s’ka asnjë person, aq më tepër zyra, ndërkohë që godina është e shkatërruar dhe e mbuluar nga balta kur bie shi dhe nga pluhuri gjatë ditëve me diell, apo në verë.

Në ambientet e ish repartit janë edhe disa stane me bagëti, ndërkohë që në faqen e KISH jepen të dhëna për ndërtime luksoze, që deri më sot s’janë bërë, apo më keq akoma, të jenë tenderuar. Flitet për shkolla të mirëfillta të teknologjisë së informacionit, laboratorë, kompani që prodhojnë pajisje, por të gjitha janë fiktive. Në zonë ka vetëm gërmadhe dhe ferra. /Vox News

Etiketa: durana techpark fiktivxhafzotaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së

15:48 : 13/04/2026
AKTUALITET

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (EMRAT)

13:39 : 13/04/2026
AKTUALITET

Parku fantazëm “Durana Tech”/ Si i përpiu miliona euro “kullota” e Elira Kokonës

20:15 : 12/02/2026
AKTUALITET

Skandali/ Si Elira Kokona projektoi “Durana Tech Park” dhe ia rriti vetes pagën me 35%

08:32 : 13/01/2026
AKTUALITET

Fatura e mungesës së ujit: Dëme, protesta dhe zhgënjim turistik

20:28 : 23/09/2025
AKTUALITET

Vatër e re e gripit të shpendëve, ngordhin 1848 pula tek pularitë e “AIBA-s” në Xhafzotaj

13:33 : 17/03/2025
Para

Dehidratojnë trupin, ja cilat ushqime duhen shmangur gjatë Ramazanit

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom