Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimit për masën e sigurisë, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas informacioneve seanca është caktuar të mbahet më 9 mars, në orën 09:00 dhe çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.
Kujtojmë se më 18 dhjetor Apeli nuk mori në shqyrtim masën e “pezullimit nga detyra” të Ballukut, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase.
SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila së fundmi u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.














