Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Sarandë në një godinë në ndërtim pranë Muzeut Nënujor të qytetit.
Mësohet se flakët kanë rënë në katet nën tokë, më konkretisht tek ish-materniteti i qytetit. Ky objekt aktualisht po rikonstruktohet për tu kthyer në muze të botës nënujore.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur nga materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve.
Tymi i zi dhe i dendur është përhapur shpejt në zonë, duke shkaktuar shqetësim te banoret dhe bizneset përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.














