• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për kullën te godina e ASHK pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

14:48 : 24/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Korporata e Investimeve Shqiptare ka vendosur të shtyjë deri më 19 mars afatin për dorëzimin e aplikimeve për projektin LIFT Tower, duke ndryshuar afatin e mëparshëm të 5 marsit, i cili ishte përcaktuar në thirrjen e shpallur më 30 janar.

Vendimi vjen në një moment kur projekti ka një histori të gjatë procedurash të dështuara për shkak të mungesës së interesit nga investitorët, çka ka detyruar institucionin të rishikojë kushtet e bashkëpunimit në favor të sektorit privat.

Ndryshimi kryesor lidhet me përqindjen e sipërfaqes që duhet t’i kalojë shtetit. Në shpalljet e mëparshme, investitorit i kërkohej të dorëzonte të paktën 45 për qind të sipërfaqes së zhvilluar, ndërsa në thirrjen aktuale kjo prag është ulur në 40 për qind.

Lexo edhe:

“Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Çfarë është projekti i Lift Tower 

Projekti LIFT Tower është pjesë e paketës së parë të nismave për zhvillimin e pronës shtetërore në partneritet me sipërmarrjen private, së bashku me projektin VOID Tower. Skema parashikon që shteti të ofrojë truallin, ndërsa zhvilluesi të financojë ndërtimin, në këmbim të hapësirave për institucionet publike.

Sipas dokumenteve të Korporatës, projekti bazohet në bashkëpunimin mes disa institucioneve, përfshirë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Qëllimi është zhvillimi i pronës në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe përmirësimi i infrastrukturës së zyrave publike.

Nëpërmjet këtij zhvillimi, institucionet pritet të përfitojnë rreth 34 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimore moderne pa kosto financiare direkte, ndërsa do të zhvendosen në godinat e reja pas përfundimit të projektit.

Projekti parashikon ndërtimin e një kulle shumëfunksionale me 40 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, që do të përfshijë zyra, ambiente tregtare, parkime, hoteleri, rezidenca studentore dhe banesa. Trualli ku do të zhvillohet kulla ka një sipërfaqe rreth 2,357 metra katrorë dhe konsiderohet me vlerë të lartë ekonomike.

Kjo është hera e pestë që Korporata hap thirrjen për përzgjedhjen e një investitori privat, pas katër procedurave të mëparshme të mbyllura pa ofertë të vlefshme. Në thirrjen e parë në nëntor 2024 u kualifikuan dy kompani, por asnjëra nuk paraqiti ofertë, ndërsa në procedurat pasuese aplikimet rezultuan të pavlefshme ose nuk pati interes.

Dështimet e njëpasnjëshme kanë ngritur dyshime mbi fizibilitetin e projektit, duke qenë se kërkesat për ndarjen e sipërfaqes me shtetin dhe kostot e larta të ndërtimit reduktojnë ndjeshëm potencialin e fitimit për investitorët. Në të njëjtën kohë, tregu i kullave në Tiranë po përballet me sinjale të para të ngadalësimit, çka shton pasigurinë për projekte të kësaj shkalle.

Në këtë kontekst, shtyrja e afatit shihet si një përpjekje për të testuar edhe një herë interesin e tregut, ndërsa mbetet e paqartë nëse rishikimi i kushteve do të mjaftojë për të tërhequr një ofertë konkrete për realizimin e projektit. /skyweb.al

Etiketa: ashkKorporata e InvestimevekulleLift Tower

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

21:42 : 12/05/2026
AKTUALITET

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

10:06 : 09/05/2026
AKTUALITET

A ka lidhje opozita me kullën 45 katëshe të Rreoland Jegenit të RBS-së në mes të ish-Bllokut?

15:00 : 21/04/2026
AKTUALITET

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet kullë 23 kate te rruga “Qemal Stafa”

22:28 : 15/04/2026
AKTUALITET

Tabaku: Korporata e Investimeve, instrument i kapjes së pronave publike

12:13 : 02/04/2026
AKTUALITET

Korporata e Investimeve, menaxhimi i pronave shtetërore nisi pa rregullore dhe kontroll publik

14:09 : 01/04/2026
Para

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

TË GJITHA

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom