• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Furrat e bukës pa furrxhinj, Shoqata e Prodhuesve letër Ibrahimajt: Subvenciononi fuqinë punëtore

15:28 : 23/02/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave në një konferencë për shtyp ka ngritur shqetësimin e mungesës së punëtorëve.

Prodhuesit e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave lajmëruan se për mungesën e punonjësve veçanërisht për profesionet furrxhi dhe pastiçier, i janë drejtuar edhe me një letër ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj.

“Prej kohësh Kryesia e Shoqatës dhe Administratorët e furrave të bukës janë të shqetësuar nga mungesa e fuqisë punëtore veçanërisht të specialistëve të bukës që tashmë është kthyer në një situatë alarmante. Pra për furrat e bukës nuk ka bukëbërës (Furrxhi)”, theksohet në letër.

Sipas tyre mungesa e fuqisë punëtore është ndikuar nga rënia e nxënësve në shkollat profesionale, veçanërisht për degën teknologji ushqimore. Problem sipas Shoqatës është edhe mungesa e interesimit të të rinjve për të punuar dhe mësuar zanatin e bukëbërësit.

Lexo edhe:

Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE-së, arrestohen 20 persona në Greqi

Salla takon blegtorët, nuk jep zgjidhje për naftën: Subvencionet do jenë të njëjta

Për këtë vit shkollor sipas Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave numri i nxënëseve rezulton me rënie rreth 70% krahasuar me numrin e nxënëseve për vitin 2018-2019 që ndiqnin arsimin profesional për degën e “Teknologjisë ushqimore”. Ndërsa për grupin Bukë – Pastiçeri pothuaj nuk ka fare nxënës.

“Kjo mungesë është një goditje e rëndë për mënyrën artizanale të prodhimit të bukës tek ne, që bazohet tek puna e dorës së specialistëve”, theksohet ndër të tjera në letër.

Nisur nga situata e krijuar me mungesën e fuqisë punëtore, Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave kërkon ndërhyrjen e qeverisë me marrjen e disa masave, si:

“▪ Kërkojmë trajtimin e “Bukëbërësit” – si Zanat në zhdukje. Kjo nuk është thjeshtë mbrojtja e një kategorie punonjësish por mbart në vetvete një Aset Kombëtar.

▪ Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjente të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësi të tjera.

▪ Kërkojmë të subvencionohet kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohet në kushtet e mungesës të fuqisë punëtore”.

Letra e Kryesia e Shoqatës të Prodhuesve të Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave

Drejtuar:
Znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Lënda: Informim për mungesën e fuqisë punëtore për prodhimin e bukës

Prej kohësh Kryesia e Shoqatës dhe Administratorët e furrave të bukës janë të shqetësuar nga mungesa e fuqisë punëtore veçanërisht të specialistëve të bukës që tashmë është kthyer në një situatë alarmante. Pra për furrat e bukës nuk ka bukëbërës (Furrxhi).

Prej disa vitesh kontigjentet e nxënësve në Shkollat Profesionale në degën e “Teknologjisë Ushqimore” dhe posaçërisht bukë bërjes janë ulur nga viti në vit, kështu tek një shkollë e njohur Teknologjike për vitin 2018-2019 ka pasur 322 nxënës, ndërsa për këtë vit shkollor janë 86 nxënës në total për 4 vitet në “Teknologjinë Ushqimore”, ndërsa për grupin Bukë – Pastiçeri pothuaj nuk ka fare.

Po kështu nuk ka pothuajse asnjë interesim për të punuar në furrat e bukës, për të mësuar zanatin e bukëbërësit. Kjo mungesë është një goditje e rëndë për mënyrën artizanale të prodhimit të bukës tek ne, që bazohet tek puna e dorës së specialistëve.

Populli jonë ka një traditë të lashtë në trajtimin dhe përpunimin e drithërave si ushqim bazë i tij, këtë e tregojnë gjetjet arkeologjike ku si pas zonave është mbjellë dhe është përdorur si ushqim gruri, misri, thekra, elbi, tërshëra etj.

E veçanta në këtë histori është tradita e bërjes së bukës së Qiqrës në zonën Korçë – Pogradec – Mokër, që nga të gjitha të dhënat bëhet vetëm në Shqipëri.

Prodhuesit e Bukës në gjithë përvojën e kësaj periudhe, po përpiqen të ruajnë si një gjë të shenjtë, traditën e bërjes të bukës artizanale duke u mbështetur në kërkesën e popullit tonë, për bukë të freskët me aromë dhe shije, si ushqimin kryesor të tavolinës shqiptare.

Kjo veprimtari vjen edhe si një kërkesë nga Organizatat Ndërkombëtare të Bukës, për ta ruajtur këtë traditë, pasi jemi vendi i vetëm në Evropë me bukë artizanale.

Prodhuesit e bukës po përpiqen të krijojnë mundësi punësimi nëpërmjet: Ofrimit të ambienteve dhe kushteve shumë të mira pune, teknologji të përparuara e bashkëkohore, paga shumë të larta, për tu aftësuar në zanatin e Bukëbërësit, që do të jetë vazhdimisht i kërkuar.

Ne kërkojmë nga Institucionet përkatëse dhe Qeveria, vëmendje maksimale ndaj të gjitha hallkave që kanë të bëjnë me specialitetin e bërjes së bukës.

▪ Kërkojmë trajtimin e “Bukëbërësit” – si Zanat në zhdukje. Kjo nuk është thjeshtë mbrojtja e një kategorie punonjësish por mbart në vetvete një Aset Kombëtar.

▪ Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjente të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësi të tjera.

▪ Kërkojmë të subvencionohet kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohet në kushtet e mungesës të fuqisë punëtore./Monitor.al

Etiketa: furra bukesubvencione

Lajme të lidhura

RAJONI

Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE-së, arrestohen 20 persona në Greqi

12:15 : 25/05/2026
AKTUALITET

Salla takon blegtorët, nuk jep zgjidhje për naftën: Subvencionet do jenë të njëjta

19:42 : 07/04/2026
AKTUALITET

Mashtrim me fondet e bujqësisë në Korçë, 36 mln lekë për një traktor me subvencion

21:33 : 11/02/2026
AKTUALITET

Qumështi më i shtrenjtë në rajon/ Fermeri shqiptar fiton më pak, subvencionet janë më të ulëta se në vendet fqinje

20:14 : 28/01/2026
AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025
AKTUALITET

Fermeri italian në Vlorë kërkon subvencione: Absurde të paguash taksa dhe mos marrësh asnjë ndihmë

13:06 : 07/09/2025
Para

Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom