Aleksandro Pato shpesh i harruar nga media për paraqitjen e tij futbollistike, vihet në qendër të tyre për shkaqe të tjera dhe kësaj radhe, ky shkak është lidhja e tij me modelen bukuroshe Daniele Knudson.
Edhe më parë ishte folur për një lidhje midis tyre, por tashmë është pranuar publikisht nga vetë çifti.
Momentalisht çifti është duke shijuar pushimet e tyre verore në Itali nga ku kanë postuar dhe foto në rrjete sociale.
“Zemrat tona janë si gur stralli. Kur goditen me njëri-tjetrin, ndiejnë dashuri. Shkëndijat fluturojnë dhe ndezin trupat tanë. Kur përplasen, ndezim botën”, shkruante Pato në dedikimin e tij për modelen.