• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Objektet e Marinës” në Himarë me sipërfaqe mbi 12 mijë m² jepen me qira për 20 vite

16:53 : 17/02/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka shpallur nisjen e procedurave për dhënien me qira, me konkurrim, të një prej aseteve shtetërore me potencial të lartë turistik në jug të vendit. Bëhet fjalë për pasuritë nr. 275, 276, 278, 279, 284 dhe pjesë e pasurisë nr. 285/1, në zonën kadastrale 3095, me emërtimin “Objektet e Marinës”, me sipërfaqe totale 12 204 m², të vendosura në Himarë.

Sipas dokumentit të konsultuar nga Ekofin.al, dhënia me qira synon ushtrimin e veprimtarisë në fushën e turizmit, me kushtin e qartë për ruajtjen e karakterit natyror dhe peizazhit ekzistues të zonës, pa shtuar sipërfaqe ndërtimore. Kjo do të thotë se investimi duhet të fokusohet në rikualifikim, përmirësim funksional dhe shërbime turistike, por jo në zgjerim fizik të strukturave.

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet më 24 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e ministrisë. Vlera dysheme e detyrimit mujor të qirasë është përcaktuar në 567,564.3 lekë në muaj, ndërsa afati i kontratës do të jetë 20 vite.

Skema e vlerësimit është e ndërtuar mbi tre komponentë kryesorë: 40 pikë për investimin e propozuar, 30 pikë për nivelin e punësimit dhe 30 pikë për tarifën mujore të qirasë. Kjo formulë sugjeron se oferta më e lartë financiare nuk është e vetmja përcaktuese; pesha më e madhe i jepet cilësisë dhe volumit të investimit.

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesën për marrjen me qira, ku të deklarojnë ofertën për qiranë mujore, qëllimin e përdorimit të pronës dhe treguesit e konkurrimit sipas planit të biznesit. Në rast se kërkohet një afat mbi 5 vite, si në këtë rast, ku afati është 20 vite, plani i biznesit duhet të përshkruajë me detaje pesë vitet e para të aktivitetit, si dhe të përfshijë parashikime për periudhën në vijim.

Lexo edhe:

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Dokumentacioni duhet të shoqërohet me një seri vetëdeklarimesh, përfshirë të dhënat e NIPT/NUIS, shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore, deklarim për situatën penale dhe proceset gjyqësore, si dhe, nëse subjekti operon në objekte shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve përkatëse. Në rast konstatimi të të dhënave të rreme, komisioni ka të drejtë të skualifikojë menjëherë subjektin.

Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose i noterizuar dhe dorëzohet në momentin e hapjes së konkurrimit.

Ky njoftim vjen në një moment kur Himara po konsolidohet si një nga destinacionet më dinamike të turizmit bregdetar, ndërsa shteti po orienton asetet publike drejt modeleve të partneritetit me sektorin privat, me theks në investime cilësore dhe punësim lokal. Për investitorët në turizëm, “Objektet e Marinës” përfaqësojnë një mundësi për zhvillim afatgjatë në një zonë me potencial të lartë, por njëkohësisht me detyrimin për ruajtjen e identitetit natyror të territorit./Ekofin/

Etiketa: Ministria e Ekonomisë dhe InovacionitObjektet e Marinësqira

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

20:28 : 27/03/2026
AKTUALITET

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12:41 : 12/02/2026
AKTUALITET

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për shqiptarët

08:04 : 01/02/2026
AKTUALITET

Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor/ Qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

12:46 : 09/12/2025
AKTUALITET

Qiratë jashtë kontrollit/ Tirana, një qytet ku strehimi po bëhet luks për familjet

11:38 : 02/11/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025
Para

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën për pagat e gjyqtarëve, i kërkon Kuvendit ndryshime në ligj

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom