• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

10:29 : 17/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka lexuar sot konkluzionet përfundimtare duke kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në kuadër të “Dosjes 5D” që u gjykua me procedurë të zakonshme.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar:

– Redi Molla 11 vjet burg, dënim potësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;

– Mariglen Qato 9 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;

Lexo edhe:

Kushtetuesja lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Redi Mollës

Dosja 5D/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

– Taulant Tusha, 4 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;

– Albano Janku, 2 vite, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;

– Enton Punavija, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;

– Julian Zanaj, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;

– Nestor Muhametllari, 7 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

I vetmi që ndodhet në burg nga zyrtarët e akuzuar është Mariglen Qato.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar katër prej të pandehurve që u gjykuan në proces të ndarë për dosjen “5D”, por që nuk do të bëjnë asnjë ditë burg. Drejtoresha e klubit shumësportësh, Deborah Keçi, me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Sipas SPAK, ata krijuan kushte dhe privilegjuan kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të shpallej fituese në procedura tenderash.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të burgut me kusht për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore. Ata akuzohen se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendera publikë.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarin e Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019. Provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Akuzat e ngriura nga SPAK për 7 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës 

– Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

– Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

– Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

– Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

– Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

– Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

– Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”

– Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Si funksiononte skema 5D

Sipas organit të akuzës, në 12 procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë.

Kjo kompani ka pëfituar tendera nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë gjatë kohës kur Redi Molla ka qenë drejtor, si dhe Mariglen Qato anëtar i Komisuionit të Vlerësimit të Ofertave.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës kur i pandehuri, Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës kur i pandehuri Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) nga procedurat e prokurimit të përmëndura më sipër. Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Mariglen Qato ka pasur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë në marrjen e vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij në mënyrë indirekte.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në 3 (tre) procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tiranë, si dhe në 2 (dy) procedura të tjera prokurimi të organizuara nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” sh.a dhe “Klubi Sportiv Tirana” sh.a.”

Në lidhje me marrjen e pandehur të shtetasve të tjerë, SPAK sqaron si më poshtë.

“Nga hetimet e kryera është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në tre procedurat e prokurimit të organizuara nga Bashkia Tiranë, kanë favorizuar dhe i kanë krijuar shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.”.

Sa i përket shumave të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Redi Molla dhe Mariglen Qato përmes kompanisë “5D Konstruksion”, Prokuroria e Posaçme shprehet: “Nga veprimet hetimore të kryera, nga analiza e hetimit financiar dhe akti i ekspertimit të kryer nga eksperti kontabël është provuar fakti se në 12 (dymbëdhjetë) procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë.

Në bazë të nenit 36/1, shkronja (b) të Kodit Penal shuma monetare e mësipërme përbën produkt të veprave penale të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal, pasi përbën “pasuri” që rrjedh dhe që është fituar në mënyrë të tërthortë nga kryerja e veprave penale, duke përfituar shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k në mënyrë të parregullt kontratat publike, si dhe duke nxjerrë më pas fitime monetare nga zbatimi i këtyre kontratave publike.

Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë. Më pas këto shuma u janë dhënë pronarëve de facto të shoqërisë tregtare, janë përdorur për të financuar blerjen e pasurive prej tyre, apo për aktivitete të tjera të shoqërisë. Ndërsa, pjesa tjetër e shumave monetare që përbëjnë produkt të veprës penale është përdorur për të financuar aktivitetin tregtar të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”.

SPAK ka vendosur me vendim GJKKO-je sekuestro preventive ndaj kompanisë “5D Konstruksion”, shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k dhe 24% e kuotave në shoqërinë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe pasuri të paluajtshme në zotërim të të pandehurve, Redi Molla, Mariglen Qato dhe të afërmëve të tyre, të financuara plotësisht apo pjesërisht nga të ardhura me burime financimi që përbëjnë produkte të veprës penale, me vlerë totale prej rreth 107,989,000 lekë.

“Me vendimin nr.388, datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ëshë vendosur masa e sigurimit pasurore “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

1) Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si person juridik që është përdorur për kryerjen e veprave penale dhe subjekt tregtar në të cilin janë riinvestuar produktet e veprës penale. Në momentin e sekuestrimit vlera e aktivëve afat-gjatë të shoqërisë tregtare 148,884,372 lekë.

2) Pasuri të paluajtshme në zotërim të të pandehurve, Redi Molla, Mariglen Qato dhe të afërmëve të tyre, të financuara plotësisht apo pjesërisht nga të ardhura me burime financimi që përbëjnë produkte të veprës penale, me vlerë totale prej rreth 107,989,000 lekë.

3) Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k dhe 24% e kuotave në shoqërinë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me vlerë të aksioneve dhe të drejtave të pagueshme, në total rreth 77,273,000 lekë, si pasuri me vlerë të barazvlefshme me produktet e veprës penale.

Për pasuritë e tjera të luajtshme apo të paluajtshme në zotërim direkt apo indirekt të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, për të cilat ka të dhëna se nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme, është rregjistruar referimi pasuror nr.29 viti 2024 dhe do të vijojnë të kryhen verifikimet pasurore në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.” – njoftonte SPAK asokohe.

LEXO EDHE:

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

Etiketa: dosja 5DMariglen QatoRedi Molla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Redi Mollës

15:30 : 21/04/2026
AKTUALITET

Dosja 5D/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:15 : 16/04/2026
AKTUALITET

Shtyhen seancat në GJKKO për Evis Berberin dhe Redi Mollën, arsyeja

17:15 : 17/03/2026
AKTUALITET

Lala tregon si u shfry afera “5D” e Bashkisë së Tiranës: Dënime qesharake

21:47 : 29/01/2026
AKTUALITET

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë – Emrat

11:52 : 29/01/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen“5D”, shkak mungesa e të pandehurit Redi Molla dhe avokatëve

10:44 : 27/11/2025
Para

EMRAT/ Vranë shqiptarin për t’i vjedhur drogën, dënohen me burg të përjetshëm 4 autorët

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom