• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ylli Merja shkel ligjin, shteti hesht/ Si mjeku popullor po ndot Erzenin me kompaninë e tij medicinale

21:32 : 13/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ndodh në periferitë e Tiranës.

Dhera dhe inerte të nxjerra nga gropat e kullave të reja që ndërtohen në kryeqytet kanë destinacion final shtretërit e lumenjve dhe zonat e gjelbëruara të kurorës së kryeqytetit, duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedis dhe në tokat bujqësore, të cilat kanë humbur rolin e tyre duke u shndërruar në landfille ilegale.

Lumi i Tiranës, lumi Erzen apo liqeni i Kasharit janë tkurrur për shkak të zënies së tyre me mbetjet që dalin nga ndërtimet e reja, të cilat gjithashtu kanë shkatërruar florën dhe faunën.

Ndërkohë, institucionet shtetërore, në rastin më të mirë, vazhdojnë të mbyllin sytë përpara kësaj paligjshmërie, ose në rastin më të keq janë palë me shkelësit e ligjit. Për këtë situatë, muaj më parë tentuam disa herë të merrnim një përgjigje nga Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

E ndërsa mendonim se kjo paligjshmëri do të merrte fund një ditë u gabuam, pasi babëzisë nuk do t’i shpëtonte as zona e Bërzhitës, aty ku mes gjelbërimit shtrihet lumi Erzen, i cili tashmë, ashtu si edhe në pjesë të tjera të gjatësisë së tij, është zënë nga dherat dhe inertet.

Lexo edhe:

AKU i bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, Ylli Merja

Ylli Mera u pre me sharrë elektrike, kafshët i gllabëruan gjymtyrët 6 ditë rradhazi

Grumbuj të tërë inertesh janë kthyer në një mal paligjshmërie, ku kamionët që vijnë dhe ikin shkarkojnë mbetjet, duke shkatërruar shtratin e lumit, i cili është ngushtuar. Por kush qëndron pas shkatërrimit që po i bëhet lumit Erzen dhe mbushjes së tij me dhera dhe inerte?!

Vetë mjeku i njohur popullor, Ylli Merja, i cili po ndërton në zonën e Bërzhitës kompaninë e tij të përpunimit të bimëve medicinale. Dhe, me sa duket, për të mos shpenzuar shumë me transportin, ka gjetur rrugën më të shkurtër, hedhjen e inerteve në lumë.

Ndërsa kompania kontraktore, e cila do të merrej me largimin e inerteve të dala nga ndërtimi, është në pronësi të kunatit të tij.

Përballë nesh, mjeku i njohur popullor, i cili në këtë rast po dëmton mjedisin, shfaq probleme me memorien, dhe sa më shumë mundohet të japë përgjigje pyetjeve, aq më lëmsh bëhet, duke thënë njëherë që inertet e dala nga kompania e tij shkojnë në landfill, e pastaj mbase janë hedhur në lumin Erzen. Ky i fundit, në atë segment, ka devijuar rrjedhën, ndërsa alarmi që ngrihet pas shirave për shkak të kontaminimit të ujit është i lartë, dhe këtë zoti Merja duhet ta dijë mirë, për shkak edhe të profesionit të tij.

Tashmë është detyrë e institucioneve shtetërore të marrin masa për atë që po ndodh në Bërzhitë, ku pasojat e “zhvillimit” i vuan lumi Erzen, i cili pak nga pak është kthyer në një landfill dherash dhe inertesh./ Piranjat.news

Etiketa: kompani medicinaleYlli Merja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AKU i bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, Ylli Merja

10:18 : 04/04/2026
AKTUALITET

Ylli Mera u pre me sharrë elektrike, kafshët i gllabëruan gjymtyrët 6 ditë rradhazi

11:56 : 08/11/2022
Para

Siguria në një botë të nxehtë

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari

10:21 : 22/07/2026

Tirana investon te e ardhmja, tre talente të akademisë firmosin me ekipin e parë

10:13 : 22/07/2026

U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: E bllokoi me valixhe…

10:09 : 22/07/2026

AP: Trump miraton paktin bërthamor me Arabinë Saudite, lejohet pasurimi i uraniumit

10:03 : 22/07/2026

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, zonat më të rrezikuara

09:56 : 22/07/2026

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026

Dalin pamjet e arrestimit/ Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë (Emri)

09:44 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet