Mbrëmjen e së enjtes në Spitalin e Lushnjës ka ndodhur një incident mes dy punonjësve të këtij institucioni.
Sipas burimeve policore, Altin Alla, 54 vjeç, punonjës i repartit të oksigjenit, është konfrontuar dhe ka goditur mjekun e urgjencës Doris Sholla, 31 vjeç.
Shkaku i konfliktit dyshohet të ketë qenë për motive të dobëta.
Policia e Lushnjës njoftoi se ka ndërhyrë pas ngjarjes, duke kryer veprimet e para hetimore dhe duke shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta.”














