Një largim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Limi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë format. Vendimi i tij u komunikua drejtpërdrejt nga vetë Limi para banorëve të tjerë.
“Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”.- tha Limi.
Deklarata e tij u prit me habi nga banorët, të cilët nuk e kishin pritur këtë vendim në këtë fazë të lojës.
Deri në këto momente, ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare që ka shtyrë Limin të marrë këtë vendim.














