Efektivë të policisë bashkiake janë konfrontuar fizikisht me operatorët turistikë që kanë në administrim plazhet. Disa prej operatorëve të bizneseve private janë shoqëruar në polici.
Aktualisht Bashkia e Vlorës u ka dhënë leje provizore për sistemin plazhi ndërsa natën kane hequr çadrat pa paralajmërim dhe i kane dhënë një leje po privizore një operatori të dytë.
Konfrontimi ka ndodhur në sy të turistëve.
Në bazë të një vendimi të këshillit bashkiak prioritet për të administruar plazhet kanë operatorët e hotelerisë, rregull i pa respektuar në këtë rast.