Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi.
Makashi, njihej si një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
Ai lindi në 10 prill 1944 ne Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Arteve për aktor dhe ka mbaruar në vitin 1967, ndërsa u emërua edhe pedagog.
Karrierën si aktor e filloi në vitin 1967 me filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filma të tjerë si “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” 1978, “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991), “Vdekja e kalit” (1992), etj.















