Pak minuta para nisjes së Prime-it të radhës të Big Brother VIP Kosova, një situatë e papritur ka shkaktuar shqetësim brenda shtëpisë dhe te publiku.
Elijona është nisur me urgjencë drejt spitalit, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Largimi i saj ndodhi vetëm pak çaste para fillimit të spektaklit live, çka bëri që reagimet të ishin të menjëhershme si nga banorët e tjerë, ashtu edhe nga ndjekësit e emisionit në rrjetet sociale.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se situata nuk paraqitet alarmante.
Sipas tij, Elijona po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdes profesional, duke garantuar se gjendja e saj është e stabilizuar.














