Policia e Fierit ka arrestuar një 41-vjeçare nga Patosi, e dyshuar se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.
Gjithashtu, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve të tjerë, të moshave 34 deri në 41 vjeç, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari.
Si prova materiale, policia sekuestroi dy celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.














