Një punonjës policie i komisariatit të Cërrikut është plagosur pas një aksidenti të rëndë me makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostime -Gramsh, pranë fshatit Banje.
Dritan Meçaj ka qenë duke udhëtuar me makinë por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur. Automjeti më pas është përfshirë nga flakët, ndërsa punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.