Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.














