Negociatat zyrtare mes Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë nisur këtë të premte në Abu Dhabi, në një tjetër përpjekje për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit.
Delegacioni ukrainas kryesohet nga Rustem Umerov dhe përbëhet nga 10 anëtarë, përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe diplomatë.
Nga ana amerikane, në bisedime marrin pjesë i dërguari special Steve Witkoff, Jared Kushner, si edhe këshilltari i lartë i këshillit të paqes Josh Grunbaum.
Delegacioni rus përfshin Kirill Dmitriev, ndërsa sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, delegacioni kryesohet nga shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse (GRU), Igor Kostyukov.














