• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rusët, Rama, Credins, ARMO…

16:35 : 09/06/2018
në AKTUALITET, OP-ED

Rivënia në punë e Rafinerisë së Ballshit është një operacion mes tre palëve, por që ka bekimin e plotë të qeverisë shqiptare. Ato janë, Banka Credins, kompania Gunvor dhe dy kompani të tjera guacka, ALLUM dhe Byllis Energji, pas të cilave qëndrojnë të njëjtit njerëz, të cilët kanë shfrytëzuar ARMO-n prej vitit 2013 duke lënë pas një mal me borxh ndaj shtetit për taksa të papaguara.

Prej 10 ditësh Rafineria e Ballshit është duke punuar me kapacitet të plotë dhe nafta e prodhuar, e cila tani depozitohet, pritet që shumë shpejt të hidhet në treg. Por si u rivu në punë ARMO, kompania përmes së cilës qytetarëve shqiptarë u janë vjedhur mbi 100 milionë euro taksa në katër vitet e fundit?

Operacioni
Në shkurt të këtij viti, Banka Credins e shiti Uzinën e Ballshit tek Allum Enteprises, një kompania britanike me kapital prej vetëm 10 mijë paund. Shitja u bë përmes një manovre të pazakontë financiare; ku paratë e blerjes u financuan vetë shitësi, pra Banka Credins.

Në gusht të vitit të kaluar Credins disbursoi një kredi 17 milionë euro për kompaninë ALLUM Enterprises, po aq sa do t’i shiste ARMO-n pesë muaj më vonë. Për këtë kredi Allum Enterprises vuri si garanci tek Credins 100 për qind të aksioneve të saj, të cilat vlejnë vetëm 10 mijë paund.

Lexo edhe:

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

Menjëherë pas blerjes ALLUM tentoi ta rivërë në punë ARMO-n, por nuk arriti të sigurojë furnizimin me lëndë bruto. Bankers Petroleum, kompania që prodhon naftën bruto në Patos Marinzë, nuk pranoi të furnizojë ALLUM, për shkak se pas saj qëndronin të njëjtin njerëz që kishin shfrytëzuar ARMO-n më parë përmes kompanive TPD dhe IRTC.

Pasi dështoi ta rivinte në punë ARMO-n, kompania Allum ja shiti rafinerinë një tjetër kompani guaskë të quajtur Byllis Energji. Punonjësit e rafinerisë thonë se edhe pas Byllis janë të njëjtit njerëz, të cilët kanë shfrytëzuar ARMO-n që nga viti 2013 e më pas, pra biznesmeni Besnik Sulaj dhe të afërmit e tij. Për të njëjtin shkak edhe kjo kompani dështoi të bindte Bankers Petroleumin për ta furnizuar rafinerinë me naftë bruto.

Rusët
Pasi Bankers nuk pranoi të furnizojë rafinerinë në skenë ka hyrë një kompani me lidhje të forta në Rusi dhe që më parë që qenë në listën e zezë të qeverisë amerikane. Ajo është Gunvor e cila pagoi 9 milionë euro si garanci tek Bankers Petroleum që kjo të niste furnizimin për rafinerinë e Ballshit.

Pas marrjes së garancisë nga Gunvor, Bankers ka pranuar të rinisë furnizimin për ARMO-n, ndaj prej 10 ditësh rafineria po punon me kapacitet të plotë duke prodhuar sasira të mëdha nafte, të cilat shumë shpejt do të hidhen në tregun vendas.

Bisedime me qeverinë
Në gjashtë muajt e fundit bosi i Gunvor, Torbjörn Törnqvist është takuar dy herë në mënyrë të fshehtë me kryeministrin Edi Rama. Qeveria i ka mbajtur sekrete negociatat me Gunvor, pasi kompania përflitet si e lidhur direkt me presidentin rus, Vladimir Putin. Në vitin 2014, qeveria amerikane e futi Gunvor, në listën e zezë duke e akuzuar publikisht se pas saj qëndron vetë presidenti Vladimir Putin.

“Aktivitetet e Timchenkos në sektorin energjetik janë të lidhura direkt me Putin. Putin ka investime tek Gunvor dhe mund të ketë akses në fondet e saj,” deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit në mars të vitit 2014. Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvbor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare.

Bllokimi i llogarive të Gunvor në vitin 2014 është cilësuar nga departamenti i shtetit si goditja më e madhe që qeveria amerikane i ka bërë drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putinit.

Por tani kjo kompani ka shtënë në dorë naftën shqiptare me bekimin e plotë të qeverisë, falë operacionit të nisur nga Banka Credins me disa biznesmen shqiptare./syri.net/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

"Kisha vapë, nuk pranoi të hapte dritaren…"/Dëshmia tronditëse e burrit që vrau nënën e 6 fëmijëve

TË GJITHA

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com