Nga Boldnews.al
Nëse drejtësia e re do ishte në monitorim për gjithçka ndodh brenda 24 orëve, me siguri do të shkonte një zarf i zi, për tu dhënë përjashtimin disa kllounëve me pantollona apo fustan, mbi të cilën hedhin mantalin e zi të gjyqtarit apo prokurorit.
Ky është Big Brother-i” i drejtësisë që në një vendim të paprecedent, por duke marrë parasysh se kush e ka dhënë nuk duket aq “tragjedi”, vendosi që seancat gjyqësore të dosjes Meta-Kryemadhi dhe të tre të pandehurve të tjerë të zhvillohet në ditën e premte dhe jo të martave ose mërkurave.
Arsyeja “madhore”? Të martave ka prime time të “Big Brother”, ku e pandehura për tre akuza të rënda Monika Kryemadhi është si opinioniste, ndërsa të mërkurave duhet pushim pasi zgjat shumë spektakli dhe duhet ca gjumë. Këtë lajm të madh e dha në qetësi vetë Kyemadhi e cila deklaroi se Gjykata e Posaçme, konkretisht gjyqtarja Irena Gjoka, ka pranuar kërkesën e saj për moszhvillimin e seancave gjyqësore në “ditët e big-ut” pasi duhet përgatitje e zgjatje në kohë të spektaklit.
“Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja (Irena Gjoka) e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes se shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të premte”, tha Kryemadhi.
Aktualisht Kajo është me kontratë të rregullt si opinioniste e spektaklit televiziv, por vetë gjyqtarja ka shumë shanse që të jetë “banore e re” e Big-ut. Ka çtë rrëfejë, një personazh mjaft interesante e cila karrierën si gjyqtare e ka nisur herët, por në vitin 1995 u shkarkua nga detyra për shkelje të rënda ligjore, për tu rikthyer pas proceseve të ankimimit.
Gjyqtarja e famshme që në vendime i anon peshorja nga ngjyra rilindjes, është në hetim nga SPAK si e dyshuar për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit dhe ka fshehur dënimin që ka mërrë në Greqi për “falsifikim dokumentesh”. Është e vërtetuar nga Prokuroria e Përgjithshme falsifikimi i Gjokës, por ende mbahet në detyrë në një rast po të paprecedent, ashtu edhe si vendimi i fundit i saj për çështje Bigu.
Gjithashtu Gjoka si “banore” e shtëpisë “më të madhe” në dhomën e rrëfimit mund të zbrazet e gjitha për të treguar sesi mori vendime për arrestimin e Metës apo Berishës. Nga ana tjetër “opinionistja” e akuzuar për tre vepra të rënda penale do ketë kohën dhe rehatinë ta pyesë dhe komentojë “banoren më të re”, që kalendari i gjyqeve ndryshon për një spektakël televiziv.
Futja në Big e banores së famshme që ka lënë shenja në sistemin e drejtësisë së re do shtonte ndjeshëm shikueshmërinë publike, që spektaklin dhe propagandën e ka ushqimin e preferuar. Interesante do të ishte edhe jetëshkrimi personal ku mes lotësh andej nga shtëpia e këtej nga studio do përmendte vitet e shënjuara 2013, 2017, 2021 dhe 2025 (vite zgjedhore me fitues Ramën). Qarje e madhe, lot përfaqe deri në majë të mjekrës nga kolltuku oponionistëve, një nga malli e një nga halli. Spektakli ka nevojë për banorë të tillë, drejtësia jo!













