• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elira Kokona, bedelja që përzuri EPAM-in nga Shqipëria

12:46 : 12/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Elira Kokona ishte një emër i panjohur, jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për vet socialistët përpara se këta të fundit të vinin në pushtet në vitin 2013. Por zonja Kokona kishte fatin e madh të ishte në rrethin e Engjëll Agaçit. Kjo lidhje ishte çelësi që hapi dyert e karrierës gjithmonë në ngjitje të Kokonës, deri në majat e pushtetit e Rilindjes.

Fillimisht Kokona u emërua si sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës me Kumbaron. Më pas kaloi tek Drejtësia dhe më tutje zv/sekretare e përgjithshme e Kryeministrisë. Por ironia qëndronte në faktin se gjatë kohës që shërbente si zyrtare e lartë publike, zonja Kokona vazhdonte punën e saj si avokate ku përfaqësonte palët private kundër shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare. Megjithatë Shqipëria ka parë edhe me keq se kaq.

Bëmat e Kokonës kundër interesit publik do të rëndoheshin edhe më shumë, kur ajo u katapultua në krye të Koorporatës së Investimeve Shqiptare. E konceptuar në letër si një entitet që do të nxiste zhvillimin ekonomik të vendit, Korporata e Investimeve mori shumë shpejt fytyrën e drejtueses së saj duke u shndërruar në një zyrë matrapazësh, që tregton interesin publik në bursa private.

Nga pronat e bregdetit tek kullat e Tiranës, KISH u shndërrua në një agjenci imobiliare, e cila nuk ka asnjë lidhje me interesin publik. Sot Koorporata nuk ka asnjë projekt të saji me të cilin mund të krenohet, por ka shumë bëma për të cilat duhet t’i vijë turp. Durana është një prej tyre.

Lexo edhe:

Madam Dështimi! Kokonës i rrëzohen të gjitha projektet e stadiumeve, nuk u paraqit asnjë investitor

Korporata e Investimeve “xhiron bosh”, miliona shpenzime, projekte në letër dhe ekskursione luksi

Në vitin 2022, pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, një nga kompanitë më të mëdha në botë në industrinë e softëareve, amerikanja Epam iu afrua qeverisë shqiptare me një projekt konkret. Për shkak të pasigurisë, EPAM kishte marrë vendimin të zhvendoste mijëra punonjës të degës së saj në Ukrainë në një tjetër vend. Drejtuesit e gjigandit amerikan kishin përzgjedhur Shqipërinë si opsionin më të preferuar.

Shefi i EPAM është takuar më shumë se një herë personalisht me Edi Ramën për këtë çështje. Kjo ishte dhe pikënisja e ligjit për Parqet Teknologjike dhe Shkencore. Më shkoqur akoma kjo ishte arsye se pse lindi Durana.

Por koha kalonte dhe bedelja vegjetonte. Për tre vite Korporata nuk arriti të vendoste asnjë tullë për ndërtimin e parkut të Duranës. Zonja Kokona nuk vendoste as ndërtimin e parkut me zhvillues privat, as ndërtimin e tij me fonde publike. Për rrjedhojë EPAM i vendosi ultimatum qeverisë shqiptare; ose bëj parkun ose ne do të zgjedhim një vend tjetër.

Përballë këtij ultimatumi, Kokona gjeti zgjidhjen magjike. E ktheu Duranën në park imagjinar. Pra një park pa kufij, pa ndërtesa, por thjesht një hapësirë virtuale si rrobat e mbretit. Kjo ishte shakaja që vendosi përfundimisht braktisjen e Shqipërisë nga Epam dhe ky ishte një nga dëmet më të mëdha që është bërë Shqipërisë vitet e fundit nga bedelzyrtaret, që janë njëkohësisht të paditura dhe të babëzitura.

Imagjinoni për një moment se si do të ishte Shqipëria nëse në Xhafzotaj do të kishin ardhur mijëra punonjës të EPAM. Thjesht për kronikë. EPAM realizon 5 miliardë dollarë të ardhura vjetore dhe numëron mbi 65 mijë punonjës.

Por kjo nuk është goditje teke. Kompanitë e këtyre përmasave janë si magnete që tërheqin njëri tjetrin. Ndoshta sot në Durrës mund të ishte dhe Amazon apo titanë të tjerë të teknologjisë. Në vend të kësaj, Kokona i bëri peshqesh Shqipërisë një shpellë virtuale pa taksa për hajdutët e AKSHI-t./ Standard.al

Etiketa: Elira kokonaEPAM

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Madam Dështimi! Kokonës i rrëzohen të gjitha projektet e stadiumeve, nuk u paraqit asnjë investitor

08:47 : 13/03/2026
AKTUALITET

Korporata e Investimeve “xhiron bosh”, miliona shpenzime, projekte në letër dhe ekskursione luksi

15:21 : 09/03/2026
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona

12:55 : 18/02/2026
AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Elira Kokona përdori Korporatën e Investimeve për t’i dhënë borxhe Albcontrol-it

20:38 : 12/02/2026
AKTUALITET

Parku fantazëm “Durana Tech”/ Si i përpiu miliona euro “kullota” e Elira Kokonës

20:15 : 12/02/2026
Elira Kokona, Durana,Gezim Hoxha dhe Ermal Beqiri
AKTUALITET

“Durana”/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj! Dy ndryshimet që i hapin rrugë zhvatjes së parave

16:16 : 15/01/2026
Para

Operacion antidrogë në Sardenja, çmontohen dy rrjete italo-shqiptare, 8 të arrestuar

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom