• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ 2 shokë kthejnë apartamentin në “shtëpi bari” në Sarandë! E pësojnë edhe 4 punonjës të OSHEE

10:52 : 12/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një “shtëpi bari” është zbuluar në qytetin e Sarandës ku dy shokë kishin kthyer apartamentin në një plantacion të vërtetë kanabisi. Apartamenti ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në pranga u vu 30-vjeçari Enea Pitani, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil.

Katër punonjës të OSHEE Sarandë, H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Blutë sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Lexo edhe:

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

Tensione në Sarandë/ Protesta e operatorëve turistikë ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak (Video)

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: sarandeshtepi bari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

10:37 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tensione në Sarandë/ Protesta e operatorëve turistikë ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak (Video)

19:53 : 29/05/2026
AKTUALITET

Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, “arrest me burg” për francezin

10:53 : 27/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

14:48 : 26/05/2026
AKTUALITET

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

21:23 : 25/05/2026
AKTUALITET

Zhupa kundër “Paketës së Maleve”: Saranda po kthehet nga bregdet në zonë shfrytëzimi pronash

11:14 : 24/05/2026
Para

Banorët e fshatrave në Dimal në protestë: U përmbytëm 4 herë brenda një muaji!

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom