Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë.
Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje janë angazhuar forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në disa prej ambienteve të tregut, duke djegur dhjetëra tezga dhe mallra.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Megjithatë, përmasat e flakëve dhe fakti që ngjarja ndodh në një zonë me interes të lartë ndërtimi ngrenë dyshime nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.















