Flauers Shoshi është shkarkuar këtë të hënë nga posti i drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK).
Burime për mediat bëjnë me dije se, Belinda Balluku ka vendosur ta largojë Shoshin nga AKUK, duke e transferuar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.
Në këtë detyrë të re, Shoshi zëvendëson Skerdi Drenovën, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025.
Ndërkohë sipas raportimeve, në krye të AKUK është komanduar përkohësisht Elidjana Çelaj. Ajo ka drejtuar më parë Postën Shqiptare dhe ka shërbyer përkohësisht edhe si drejtoreshë e komanduar e Tatimeve.
Flauers Shoshi u bë i njohur për publikun gjatë krizës 1-javore të ujit në Vlorë, ku deklaroi në protestën e qytetarëve se as ai vetë nuk ishte larë se kishte qenë në terren gjithë kohës duke punuar për zgjidhjen e problemit.
LEXO EDHE:














