KLSH ka zbarkuar këtë të hënë, në Pyllin e Sodës, ku prej javësh janë ngritur shqetësime serioze lidhur me prerjen e pemëve dhe ndërhyrje të dyshimta në territor.
Sipas raportimeve, situata është denoncuar nga qytetarët të cilët janë shprehur se po priten pemë pa kriter dhe po bëhen ndërhyrje të dyshimta në këtë zonë.
Sipas raportimeve, KLSH ka kryer disa inspektime në terren, duke verifikuar situatën në Pylli i Sodës, si dhe dokumentacionin shoqërues të ndërhyrjeve të realizuara.
Prej kohësh, Bashkia e Vlorës ka një kontratë me një kompani private për rehabilitimin e Pyllit të Sodës, dhe sipas raportimeve ky kontraktim është tashmë objekt i verifikimit nga ana e KLSH, pasi dyshohet se pas fjalës “rehabilitim” fshihet një operacion i mirëfilltë shfrytëzimi drusor.
Raportohet se kontrolli do të vijojë në të gjithë sipërfaqen e pyllit, me qëllim dokumentimin e plotë të situatës.














