Ish-konkurentja e Përputhen, dhe ish-partnerja e Keijsit, Stelina, është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.
Përpara hyrjes së saj, ajo foli për raportin me Keijsin, duke u shprehur: “Ka shumë gjëra për të treguar. Është vetëm fillimi. Do ende kohë të ambientohet”, ndërsa shtoi se mendon se Keijsi është i rrezikuar të dalë mbrëmjen e sotme për shkak të sjelljes së tij ditët e fundit.
Keijsi është në nominim bashkë me Kristin dhe Senon, për shkak të përplasjeve të ndodhura mes tyre gjatë javës, ku kanë përdorur gjuhë denigruese dhe bullizuese. Mbetet për tu parë se kush do të jetë banori që do të lërë shtëpinë sonte.














