Armela është banorja që u largua këtë të shtunë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5.
Prime i kësaj të shtunës nisi menjëherë me eliminim, kjo pas sjelljes së banorëve gjatë kësaj jave.
Armela ishte në televotim bashkë me gjashtë banorë të tjerë, dhe ishte ajo e cila rezultoi të largohej nga shtëpia.
Armela u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e dytë, por nuk arriti dot ta çonte deri në fund garën për Çmimin e Madh.















