Një 41-vjeçar me banim në Elbasan është ndaluar në pikën kufitare Kapshticë pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase të kalojë kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi.
Ngjarja u regjistrua gjatë kontrolleve intensive në kufi, ku u evidentua se shtetasi E. Ç ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.














