Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndëmarrë disa ndryshime sa i përket disa linjave të transportit qytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe stacionet e qëndrimit të autobusëve.
Vendimi ka për qëllim riorganizimin dhe përditësimin e itinerareve dhe ndalesave të transportit publik, duke reflektuar zhvillimet urbane dhe nevojat aktuale të lëvizjes në qytet. Ndryshimet e miratuara prekin konkretisht linjën nr. 6 “Laprakë” dhe linjën nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharrë”, përfshirë degëzimet përkatëse.
V E N D I M
Nr. 95, datë 21.11.2025
Linjat e transportit urban që preken nga vendimi
Linja nr. 6 “Laprakë”
Stacionet e ndalimit – vajtje:
Stacioni nr. 1 është tek Hotel “Tirana Internacional” (15 Katëshi).
Stacioni nr. 2 është para kryqëzimit të rrugës “Mine Peza” me rrugën “Petro Marko”.
Stacioni nr. 3 është në rrugën “Don Bosko”, përballë televizionit “Vizion Plus”.
Stacioni nr. 4 është në rrugën “Don Bosko”, tek shkolla “Don Bosko”.
Stacioni nr. 5 është në rrugën “Don Bosko”, pranë ish Parkut të Transportit Urban të Udhëtarëve.
Stacioni nr. 6 është në rrugën “Don Bosko”, në afërsi të Gjykatës Administrative.
Stacioni nr. 7 është në rrugën “Lord Bajron”, tek Spitali Ushtarak.
Stacioni nr. 8 është në kryqëzimin e rrugës “Lord Bajron” me rrugën “Gjergj Legisi”.
Stacioni nr. 9 është në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Gjergj Legisi” me rrugën “Besnik Ceka”.
Stacioni nr. 10 është në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Gjergj Legisi”.
Stacioni nr. 11 është pas kryqëzimit të rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Besnik Ceka”.
Stacioni nr. 12 është para nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”.
Stacioni nr. 13 është pas nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”.
Stacioni nr. 14 është në kryqëzimin e rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Buna”, tek shinat e trenit.
Stacioni nr. 15 është në rrugën “Vangjel Noti”, përballë shkollës “Skënder Luarasi”.
Stacioni nr. 16 është në kryqëzimin e rrugës “Petrit Radovicka” me rrugën “Mark Bajraktari”.
Stacioni nr. 17 është në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Petrit Radovicka” me rrugën “Isuf Uka”.
Stacioni nr. 18 është në rrugën “Petrit Radovicka”, kryqëzimi me rrugën “Albanët” dhe rrugën “Isuf Uka”.
Stacioni nr. 19 është në rrugën “Kastriotët”, tek “Treshi”.
Stacioni nr. 20 është në rrugën “Princ Vidi”, pas kryqëzimit me rrugën “Zydi Herri”.
Stacioni nr. 21 është në segmentin e rrugës “Princ Vidi”, të kufizuar nga rrugët “Zydi Herri” dhe “Nikolle Ivanaj”.
Stacioni nr. 22 është në rrugën “Princ Vidi”, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”.
Stacioni nr. 23 është në afërsi të rrugës “Princ Vidi” me rrugën “Gjok Doçi”.
Stacioni nr. 24 është pas kryqëzimit të rrugës “Princ Vidi” me rrugën “Isuf Xhelili”.
Stacioni nr. 25 është në kryqëzimin e rrugës “Princ Vidi” me rrugën “Devolli”.
Stacioni nr. 26 është në kufi të njësisë administrative nr. 11 me Bashkinë Kamëz (stacion fundor).
Në kthim:
Stacioni nr. 1 është në kufi të njësisë administrative nr. 11 me Bashkinë Kamëz.
Stacioni nr. 2 është në kryqëzimin e rrugës “Princ Vidi” me rrugën “Devolli”.
Stacioni nr. 3 është pas kryqëzimit të rrugës “Princ Vidi” me rrugën “Isuf Xhelili”.
Stacioni nr. 4 është në afërsi të rrugës “Princ Vidi” me rrugën “Gjok Doçi”.
Stacioni nr. 5 është në rrugën “Princ Vidi”, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”.
Stacioni nr. 6 është në segmentin e rrugës “Princ Vidi”, të kufizuar nga rrugët “Zydi Herri” dhe “Nikolle Ivanaj”.
Stacioni nr. 7 është në rrugën “Princ Vidi”, pas kryqëzimit me rrugën “Zydi Herri”.
Stacioni nr. 8 është në rrugën “Kastriotët”, tek “Treshi”.
Stacioni nr. 9 është në rrugën “Petrit Radovicka”, kryqëzimi me rrugën “Albanët” dhe rrugën “Isuf Uka”.
Stacioni nr. 10 është në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Petrit Radovicka” me rrugën “Isuf Uka”.
Stacioni nr. 11 është në kryqëzimin e rrugës “Petrit Radovicka” me rrugën “Mark Bajraktari”.
Stacioni nr. 12 është në rrugën “Vangjel Noti”, tek shkolla “Skënder Luarasi”.
Stacioni nr. 13 është në kryqëzimin e rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Buna”, tek shinat e trenit.
Stacioni nr. 14 është në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani”.
Stacioni nr. 15 është pas shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani”.
Stacioni nr. 16 është në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Gjergj Legisi” me rrugën “Besnik Ceka”.
Stacioni nr. 17 është në kryqëzimin e rrugës “Lord Bajron” me rrugën “Gjergj Legisi”.
Stacioni nr. 18 është në rrugën “Lord Bajron”, përballë Spitalit Ushtarak.
Stacioni nr. 19 është në rrugën “Don Bosko”, në afërsi të Gjykatës Administrative.
Stacioni nr. 20 është në rrugën “Don Bosko”, përballë ish Parkut të Transportit Urban të Udhëtarëve.
Stacioni nr. 21 është në rrugën “Don Bosko”, në afërsi të shkollës “Don Bosko”.
Stacioni nr. 22 është në rrugën “Don Bosko”, në afërsi të televizionit “Vizion Plus”.
Stacioni nr. 23 është në rrugën “Asim Vokshi”, pas kryqëzimit me rrugën “Don Bosko”.
Stacioni nr. 24 është në rrugën “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”.
Stacioni nr. 25 është pas kryqëzimit të Blv. “Zogu i I” me rrugën “Reshit Petrela”.
Stacioni nr. 26 është tek Hotel “Tirana Internacional” (15 Katëshi).
Linja nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharrë”
Degëzimi 12A “Uzina Dinamo – Sharrë” (vajtje/kthim):
Stacioni nr. 1 është në sheshin përpara ish Uzinës “Dinamo e Re” (fillimi i linjës).
Stacioni nr. 2 është në rrugën “Siri Kodra”, pranë nënstacionit elektrik.
Stacioni nr. 2/1 është pas kryqëzimit të rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Besa”.
Stacioni nr. 3 është në rrugën “Siri Kodra”, pranë magazinave.
Stacioni nr. 4 është në hyrje të Unazës, pranë Dispanserisë.
Stacioni nr. 5 është në bulevardin “Zogu i I”, në afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Stacioni nr. 6 është pas kryqëzimit të bulevardit “Zogu i I” me rrugën “Ded Gjo Luli”.
Stacioni nr. 7 është pas kryqëzimit të rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën e Kavajës.
Stacioni nr. 8 është në rrugën e Kavajës, tek Kisha Katolike.
Stacioni nr. 9 është në rrugën e Kavajës, në afërsi të kryqëzimit “21 Dhjetori”.
Stacioni nr. 10 është në rrugën e Kavajës, tek kryqëzimi me rrugën “Ndre Mjeda”.
Stacioni nr. 11 është në rrugën e Kavajës, përpara urës së lumit Lanë.
Stacioni nr. 12 është në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek kryqëzimi me rrugën “Hamdi Pepo”.
Stacioni nr. 13 është në rrugën “Konferenca e Pezës”, përpara kryqëzimit me rrugën “3 Dëshmorët”.
Stacioni nr. 14 është në rrugën “Konferenca e Pezës”, pranë “Misto Mames”.
Stacioni nr. 15 është në rrugën “Konferenca e Pezës”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “H. Culhaj”.
Stacioni nr. 16 është në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek hyrja e lagjes “Kombinat”.
Stacioni nr. 17 është përballë kryqëzimit të rrugës “Llazi Miho” me rrugën “Sokrat Mosko”.
Stacioni nr. 18 është në rrugën “Llazi Miho”, tek karburanti, pranë varrezave publike në Sharrë.
Stacioni nr. 19 është tek kryqëzimi i rrugës “Llazi Miho” me rrugën për në Sharrë.
Stacioni nr. 20 është në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Llazi Miho” me rrugën “Lekë Zaharia”.
Stacioni nr. 20/1 është në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, pranë kryqëzimit me “Kthesën e Prushit”.
Stacioni nr. 20/2 është në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, pranë fabrikës së tullave (ndalim vetëm kur ka pasagjerë për hipje-zbritje).
Stacioni nr. 21 është në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, tek karburanti, pas pikës “Çekrezi Metal”.
Degëzimi 12B “5 Maji – Sharrë” (vajtje/kthim):
Stacioni nr. 12B/1 është tek rrethrrotullimi “5 Maji”, pranë komplekseve të ndërtuara pas tërmetit (fillimi i linjës).
Stacioni nr. 12B/2 është në kryqëzimin e rrugës “5 Maji” me rrugën “Besim Fagu”.
Stacioni nr. 12B/3 është në kryqëzimin e rrugës “5 Maji” me rrugën “Hamdi Sulçebe”, pranë qendrës “Concord”.
Stacioni nr. 12B/4 është në kryqëzimin e rrugës “Ferit Xhajko” me rrugën “5 Maji”.
Stacioni nr. 12B/5 është pranë Dispanserisë, ku bashkohet me itinerarin e degëzimit 12A.













