Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj deklaratës së bërë nga Luiz Ejlli në emisionin “Fan Club”, ku këngëtari u shpreh se do të ishte gjithmonë në mbrojtje të bashkëshortes së tij, Kiara Tito, përballë kritikave.
Deklarata e Luizit nxiti reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte komenti ironik i Eglës, e cila shkroi se “do donte edhe ajo një burrë të tillë”, duke e shoqëruar reagimin me nota sarkazme.
Komenti u interpretua si një thumb ndaj mënyrës se si këngëtari e paraqiti veten në rolin e mbrojtësit absolut.
![]()














