Lore, dhe Seno Fishta janë dy banorët e tjerë që i janë bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”.
Lore është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore. Ajo u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj unik.
Ndërsa, Seno Fishta njihet si tifoz i zjarrtë i Vllaznisë. Ai ka krijuar një podcast ku flet për futbollin: “Na shkoi jeta rrefishat”.
Ndërkohë deri më tani janë futur edhe 4 banorë të tjerë, Ilir Vrenozi, Kristi Lamaj, Brikena Selmani, Armir Shahini.














