Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë në kuadër të goditjeve e rasteve të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Si rezultat i këtij aksioni blutë kanë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të konsiderueshmmme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.














