• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turqit marrin minierën e Spaçit, punëtorët flaken në rrugë, shteti bën sehir

21:12 : 12/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spaçit. Duke u ndjerë të papërfaqësuar, ata u detyruan të krijonin Sindikatën e Minatorëve e nëpërmjet saj të kërkonin të drejtat e tyre të mohuara, mirëpo përfaqësuesit e kësaj firme që zotërohet 51% nga vëllezërit Murat dhe Mustafa Ilbak, nuk e njohën Sindikatën e formuar, madje pak ditë pas nisjes së grevës, pushuan dhjetëra punonjës nga puna, duke i hedhur në rrugë, ndërkohë që kompania vijonte punimet pa i ndërprerë asnjë ditë, pavarësisht se Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, nuk e lejon këtë gjë.

Dhe ndërkohë që shteti bënte sehir pronarët nuk u mjaftuan vetëm me pushimet e padrejta të minatorëve, sepse ata bënë një tjetër lëvizje nën rrogoz. Duke përfituar nga gjendja jo e mirë ekonomike e punëtorëve i ofruan këtyre të fundit disa kontrata, me anë të së cilave, punonjësit e rikthyer janë të detyruar të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës dhe se ata vetë kanë patur dëshirë të paraqiten, sepse janë shumë të kënaqur me kushtet e punës atje, por e kanë patur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët e tjerë. Madje ata vetë duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme.

Më datë 27 nëntor 2015 beteja për të drejtat e tyre të mohuara, nuk u fitua. Pas 50 ditësh greve të pandërprerë, rruga përpara derës së firmës u boshatis. Minatorët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët me kompaninë “Tete Albania“ dhe u flakën në rrugë, të papunë, njëkohësisht, u trajtuan si të huaj edhe nga vetë qeveria shqiptare dhe institucionet përgjegjëse.

“Mirditën e kanë braktisur. Kjo do të thotë që i fuqishmi nuk e llogarit të dobëtin dhe e shkel me këmbë. Nuk iu kanë dhënë rrogat. I kanë detyruar t’i pranojnë kushtet me dhunë. Duke i kërcënuar, duke i lënë pa bukë. Por kjo gjë nuk do u sjelli hajër“, thotë për kamerën e emisionit “Piranjat“, aksioneri me 49% të aksioneve të kompanisë, Bertan Berkpinar.

Për të kuptuar se përse sot aksioneri i dikurshëm me 100% të aksioneve të “Tete Albania”, zotëron vetëm 49%, do duhet të rikthehemi në vitin 2007, kur kompania “Tete Madencilik” bleu minierën e Spaçit dhe themeloi firmën ”Tete Albania” me në krye z.Berkpinar.

Lexo edhe:

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Tritol kompanisë së inerteve në Spaç, policia nis hetimet

“Kur filluam projektin e Spaçit kishim vështirësi sepse e kishte përqindjen e mineraleve shumë të ulët, por ne besuam që mund ta bënim këtë punë. Përdorëm teknologji moderne dhe më e rëndësishmja, krijuam një ekip të mirë dhe ishim si miq. Pas Spaçit morëm edhe miniera, galeri të tjera përreth. Ilbak-u kërkoi të përfshihej në këtë projekt, dhe në vitin 2016 bëmë ortakëri me Ilbak-un duke i shitur 50% tëaksioneve“, tregon ai.

z.Berkpinar transferoi 1% të pjesës së tij tek Ilbak, në mënyrë që këta të fundit të siguronin konsolidimin e nevojshëm financiar për funksionimin e kompanisë “Tete Albania Tunnel and Mining”, mirëpo paratë nuk u shpenzuan për këtë gjë, por kaluan direkt në llogarinë e Ilbak Holding, dhe kështu banka BKT turke i gjobiti me 100 mijë dollarë. Dhe si të mos mjaftonin me kaq, në vitin 2021 Ilbak bën lëvizjen e radhës.

“Është një 4 mln euro që Ilbak ja ka dhënë vetes së saj si konsulencë. E bënë që të na hapnin probleme dhe të na përzinin nga kompania, sepse unë nuk i pagova ato këste. Kur unë nuk i pagova ato këste që duhet të paguante Ilbak, ata ndryshuan sjellje. Duke nxjerrë justifikime të ndryshme, më hoqën nga bordi drejtues. Nuk kishin të drejtë nga ana ligjore. Më larguan mua dhe emëruan një të afërmin e tyre. Të gjitha veprimet që kanë kryer janë ilegale“, tregon Bertan Berkpinar.

“Ne jemi në të njejtën anë me punonjësit. Po na bëhet padrejtësi. Në Turqi kemi hapur një gjyq. Kërkojmë të marrim aksionet që i dhamë. Shpresojmë që gjyqi të përfundojë ashtu siç e meritojmë. Nëse ndodh kështu, festën më të madhe do ta bëjë Mirdita”, shton ai.

Gjithashtu, ai tregon se rendimenti dhe situata në kompani është tepër negative, për shkak të keqmanaxhimit nga ana e shoqërisë Ilbak.

“Tani që flasim kapacitetet janë shumë të ulëta. Nuk bëhet kjo punë me ortakë që duan të pasurohen shpejt. Ilbak nuk ka eksperiencë në nxjerrjen e mineraleve. Hera e parë ishte kur u bë ortak me ne. Edhe në administrim janë të paaftë. Menduan se duke sjellë shumë njerëz nga Turqia do bënin shumë punë. Ti sjell njerëz nga Turqia, po sa të aftë janë ata të njohin terrenin? Në këtë mënyrë edhe punonjësit shqiptarë i vunë në pozita të vështira. Ju e shihni edhe nga gjendja e punonjësve. Po të zihesh me punonjësit, kush do e bëjë punën?”, thotë ai.

Një situatë kjo tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshmja, kur kompania drejtohej nga ky zotëri.

“Modeli i punës ishte ndryshe. Brenda në galeri kishte dhomë doktori. Ishte e rrethuar me beton. Ajrosje, televizor, kafe. Të gjitha këto nuk janë më. Kanë prishur marrëdhëniet mes punonjësve“.

Duke i ndarë, në ca të nënës dhe ca të njerkës.

“Ne nuk i ndanim turqit nga shqiptarët, sepse e rëndësishme ishte puna që bënin. Nuk bënim pagesë sipas pasaportës. Ilbak nuk tregon respekt për vendasit. Mendojnë se po të marrin licensë, janë edhe pronarët e atij vendi. Por pronarët e atij vendi janë ata njerëz që jetojnë aty”, shprehet Berkpinar.

Ai shton se situata është tepër e rënduar për vëllezërit Ilbak.

“Po nuk tregove respekt ndaj tyre, këto gjëra do të ndodhin. Vetë e kanë sjellë në këtë pikë gjendjen. Pse nuk ndodhi më përpara? Njerëzit kanë humbur përqendrimin në punë. Ilbak e ka të vështirë ta kalojë këtë proces. Tani lapsi është thyer“.

Ndërkohë që ka edhe një thirrje për qeverinë shqiptare dhe institucionet përgjegjëse.

“Disa gjëra qeveria duhet t’i shohë më me detaje. Dhe zyra tatimore duhet t’i kontrollojë llogaritë më me detaje. Por Ilbak duke qenë se ka patur lidhje politike, kanë patur vetëbesim që nuk do të preken. Kryeministri Edi Rama duhet të kontrollojë se çfarë po ndodh në këtë kompani“./Piranjat/

 

Etiketa: Kompania turke ‘Ilbak’Minatoretspac

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

14:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tritol kompanisë së inerteve në Spaç, policia nis hetimet

10:21 : 16/03/2026
AKTUALITET

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

11:42 : 13/03/2026
AKTUALITET

“Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët

21:34 : 17/12/2025
AKTUALITET

Shteti në gjumë! Tete Albania detyron minatorët të mohojnë grevën dhe të heqin dorë nga çdo e drejtë

22:15 : 28/11/2025
AKTUALITET

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025
Para

“Po na varrosin të gjallë"/ Banorët në Levan: Salillari po grabit tokat me certifikata false për t’i mbushur me panele

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom