Policia italiane në Xhenova ka arrestuar tre persona, mes të cilëve edhe një shtetas shqiptar, pasi akuzohen për një rrahje brutale në 19 shtator të vitit 2017.
Sipas mediave italiane, tre të arrestuarit kanë rrahuar me shkop bejsbolli një qytetar nga Amerika e Jugut si dhe një tregtar makinash për shkak të një borxhi të vjetër të pashlyer.
Në sherr u përfshinë edhe disa persona të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë policinë.














