Një 13-vjecare rome është vrarë me çifte gjatë ditës së djeshme në Amfissa të Greqisë, ndërsa është arrestuar një shqiptar si bashkëpunëtor në krim, por jo si autor.
Pas kësaj autori që mendohet se është grek ka marrë çiften dhe është rikthyer bashkë me shqiptarin e arrestuar duke qëlluar në drejtim të kampit të romëve.
Nga të shtënat plumbat kanë zënë 13-vjecaren rome, e cila vdiq në spital. Pas këtij veprimi, autori bashkë me shqiptarin kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë.
Romët në shenjë revolte dogjën makinën e autorit që e braktisi në kampin e tyre dhe kanë thënë se do bëjnë vetëgjyqësi. Policia greke vijon kërkimet për kapjen e 34-vjearit.













