Dy automjete janë përplasur në rrugën e Kombit, mesditën e sotme.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidntit.