Rastet e atakut kardiak janë shtuar kohët e fundit. Alarmi ngrihet nga mjeku kirurg në Vjenë, Aurel Toma dhe Shef i kardiologjisë në Luzern, Florim Cuculi.
Sipas tyre, faktorët kryesorë të atakut kardiak janë duhani, ushqimi dhe tensioni i lartë.
Rastet e atakut kardiak po njohin rritje kohët e fundit.
Mjeku kirurg i kardiologjisë hemodinamike në Vjenë, Aurel Toma, thotë se ka rritje të rasteve tek moshat e reja pasi nuk bëjnë kontrolle, ndërkohë faktorët kryesorë janë duhani, ushqimi dhe tensioni i lartë, me këtë të fundit që mjeku Toma e konsideron një “vrasës të fshehur”.
Ndërkohë për Florim Cuculi, shef i kardiologjisë në Luzern të Zvicrës, në Shqipëri mungon materiali për ndërhyrjet në rastet e atakut kardiak.
Mjekët bëjnë apel për kontrolle të shpeshta për të shpëtuar jetën nga rreziku i atakut kardiak.














