• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

UNDP: Sektori privat shqiptar me vonesa serioze në digjitalizim

12:21 : 28/11/2025
në AKTUALITET, Teknologji

Vitet e fundit, qeveria shqiptare ka avancuar për të kaluar nga shërbimet tradicionale drejt platformave digjitale, duke zgjeruar ndjeshëm gamën e shërbimeve të ofruara online për qytetarët, por sektori privat mbetet pas në ritmin e transformimit, veçanërisht përballë zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe konkurrencës së rritur.

Një studim i Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) analizoi gjendjen e digjitalizimit në tre sektorë prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit: ICT, Turizëm dhe Energji, duke u fokusuar te niveli aktual i përdorimit të teknologjisë. Të dhënat u mblodhën në 100 kompani shqiptare, me përfaqësim 50% nga turizmi, 30% nga ICT dhe 20% nga energjia.

UNDP vëren se të tre sektorët paraqesin potencial të madh zhvillimi, por edhe mangësi të dukshme në kapacitetet njerëzore dhe teknologjike.

ICT, motor i transformimit digjital, por me boshllëqe të mëdha

Lexo edhe:

Studimi paralajmëron për varësinë digjitale të Evropës

Shqipëria në vendin e 59-të për përdorimin e AI, Kroacia dhe Bosnja kryesojnë rajonin

Sektori i TIK-ut është i përqendruar kryesisht në Tiranë dhe përbëhet nga kompani shumë të vogla, ku shumica kanë vetëm një punonjës. Megjithëse ka një fuqi punëtore të re dhe të arsimuar, bizneset ndeshen me mungesë të theksuar të ekspertëve në profile si zhvillues programesh, teknikë IT, zhvillues të avancuar dhe specialistë të sigurisë kibernetike.

Rreth 40% e kompanive shprehen se arsimi nuk prodhon profilet që kërkon tregu, ndërsa largimi i të rinjve dhe orientimi drejt punëve “freelance” rrit qarkullimin e fuqisë punëtore. Gjithashtu, investimet e bizneseve në R&D mbeten të ulëta, duke kufizuar inovacionin.

Megjithëse sfidat, sektori ka potencial të madh, sidomos në ndërthurjen e teknologjisë me turizmin dhe bujqësinë përmes data-bazave dhe shërbimeve digjitale. Përmirësimi i infrastrukturës, forcimi i arsimit teknik dhe nxitja e inovacionit janë të domosdoshme për të arritur standardet europiane.

Turizmi, rritje e shpejtë, por digjitalizim fillestar

Turizmi është një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Infrastrukturat turistike janë zgjeruar dhe zinxhirë të mëdhenj ndërkombëtarë kanë hyrë në treg. Megjithatë, sektori dominohet ende nga operatorë të vegjël lokalë, të cilët shpesh nuk kanë kapacitet për të përqafuar teknologjitë moderne.

Digjitalizimi është në fazat fillestare. Shumica e bizneseve përdorin rrjete sociale dhe platforma rezervimi, por vetëm pak prej tyre kanë sisteme të integruara ERP, modele biznesi digjitale apo përdorin inteligjencë artificiale për optimizimin e shërbimeve. Mungesa e aftësive digjitale të punonjësve mbetet barriera kryesore. Profile të tilla si menaxherët e produkteve digjitale, analistët e të dhënave, ekspertët e marketingut digjital dhe zhvilluesit janë pothuajse të pakët në këtë industri.

Energjia, me shkallë të ulët digjitalizimi

Energjia në Shqipëri mbështetet kryesisht te hidrocentralet, ndërsa rreziqet klimatike e bëjnë të domosdoshëm diversifikimin dhe digjitalizimin. Pavarësisht rëndësisë së sektorit, pjesa më e madhe e kompanive nuk përdor inteligjencë artificiale, shërbimin “cloud” apo “edge computing”, edhe pse këto teknologji mund të rrisin ndjeshëm efikasitetin, monitorimin dhe parashikimin e prodhimit e konsumit.

Mosha e lartë mesatare e punonjësve dhe nevoja urgjente për zëvendësim brezi e bëjnë edhe më të rëndësishme investimin në aftësi të reja teknologjike. Vetëm pak kompani kanë strategji për transformim digjital dhe shumica deklarojnë mungesë buxheti dhe mungesë specialistësh.

Dokumenti thekson se digjitalizimi nuk arrihet vetëm me programues. Një treg i pjekur digjital ka raport të balancuar mes profileve koduese dhe profileve jo-koduese. Në Shqipëri, ky ekuilibër mungon pothuajse plotësisht. Nëse organizatat nuk kanë profesionistë të specializuar në çdo hallkë të procesit digjital, nga analiza e procesit, te dizajni, zhvillimi, testimi dhe implementimi, produktet digjitale rrezikojnë të jenë kopje të proceseve manuale, pa vlerë të shtuar dhe me përdorim të ulët nga përdoruesit./ Monitor

Etiketa: digjitalizim

Lajme të lidhura

BOTA

Studimi paralajmëron për varësinë digjitale të Evropës

15:11 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria në vendin e 59-të për përdorimin e AI, Kroacia dhe Bosnja kryesojnë rajonin

09:16 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

18:44 : 13/05/2026
AKTUALITET

Gjermania tek faksi, por Shqipëria “dixhitale” ka ngecur tek siguria

17:05 : 11/05/2026
AKTUALITET

Raporti i OKB-së: Njerëzimit i kanoset një “pandemi digjitale”

09:31 : 08/05/2026
AKTUALITET

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

08:43 : 13/02/2026
Para

Salianji mblodhi më të votuarit e PD, Berisha tregon a është i shqetësuar: Jemi parti e hapur!

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom