Familjarët e një të riu nga Tirana kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. 33-vjeçari Besmir Hoxha është larguar nga banesa që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk është kthyer më.
Të afërmit shprehen se ai është parë për herë të fundit në zonën e Laknasit, pranë “Univers City”, aty ku edhe banon. Ajo që e bën situatën edhe më alarmante, sipas familjarëve, është fakti se i riu vuan nga epilepsia dhe parkinsoni, ç’ka rrit rrezikun për gjendjen e tij shëndetësore.
Rasti është raportuar menjëherë pranë policisë, por deri në këto momente nuk ka ende asnjë gjurmë apo informacion mbi vendndodhjen e tij.
Për këtë arsye, ata i bëjnë apel kujtdo që mund ta ketë parë ose që ka ndonjë informacion të vlefshëm, të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0697966026.
“Pershendetje. Brenda mundësive, një familjar i joni ka dalë në mëngjes dhe nuk është kthyer në shtëpi. Vuan nga epilepsia dhe parkinsoni. Është parë për herë të fundit te Univers City, aty ku dhe banon. Ka që në mëngjes që ka dalë e s’është kthyer më. 0697966026 është numri ku të kontaktojnë nëse dikush e ka parë. 33 vjeç mosha. E kemi raportuar dhe në polici, por deri tani pa rezultat.”– shkruajnë familjarët për JOQ.














