Deputetja socialiste e cila me zor arriti të siguronte mandatin, Zegjine Caushi, ka treguar sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se nuk njeh hierarki.
Teksa në mbledhje po shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor, Ulsi Manja shtyu mbledhjen me 20 minuta pasi duhej pritur nënkryetari Oerd Bylykbashi të jepte qëndrimin në emër të grupit të PD-së.
Por, Zegjinesë nuk i pëlqeu pritja për Bylykbashin dhe kërkoi vijimin e mbledhjes.
Në përgjigje Manja i tha deputetes se grupi parlamentar ka hierarki dhe ajo duhet të mësohet me këtë lloj hierarkish.
Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.














